Prodekan Qendra Gjilan

Zeqir-Shaqiri-(1).jpgZeqir-Shaqiri-(2).jpg

Dr.sc. Zeqir Shaqiri, prof. asc
Prodekan i Fakultetit të Edukimit
Qendra Gjilan

 


Tel: 0280 322 031
 045 275 138
e-mail:zeqir.shaqiri@uni-pr.edu
zekiinst@yahoo.com

 

 Për të parë CV-në e plotë klikoni këtu


           Ka  lindur më 3.12.1960, në  Novosell komuna e Vitisë . Arsimin fillor e ka krye në Pozheran, gjimnazin  drejtimi i shkencave matematiko-natyrore“   Viti,  dhe Fakultetin e Shkencave Matematiko Natyrore, degën e Fizikës në Prishtinë.  Prej vitit 1986 -1991 ka punuar në shkollën e mesme “Josip Broz Tito “ drejtimi matematiko natyror në Ferizaj si profesor i Fizikës. Studimet e rregullta pasuniversitare i ka regjistruar më  1992  në Institute of Solid State Physics ( Instituti i fizikës së gjendjes së ngurtë) pranë Akademisë së shkencave të Bulgarisë në Sofi. Tezën e doktoratës e ka mbrojt në vitin 1996 me titull ”A study of nucleic acides by means of UV laser pulses” .  Pasi qe e ka kryer doktoratën punoj  pranë kësaj akademie deri në vitin 2001, në lëmin eksperimentale në studimin e ADN-së dhe RNA-së me anë të laserit të fuqishëm impulsiv ( pikosekond ). Interesi i ti hulumtues shkencor përqendrohet në Biofizikë, Biokimi, Mjekësi dhe në Fizikën makro-molekulare. Puna shkencore në studimin e ADN-s dhe ARN-s merr një notë të  lartë nga institutet e botës për Fizikë, Biofizikë, Fotokimi dhe Fotobiologji si: Unversiteti "Rene Descartes Biomedicale" Paris, Instituti "Albert Bonniot  Grenoble" ( France ),  Instituti "Pierre et Marie Curie " Paris ( France ), Instituti i Fizikës "Maks Plank" në Mynhen (Gjermani) , instituti i Fizikës “Rugjer Boshkoviq” Zagreb dhe me institutet  e Rusisë, ku edhe tani bashkëpunon me të gjitha këto institute. Këtë e dëshmojnë një numër i punimeve  shkencore të botuara në revista më të njohura  botërore, kurse të tjerat janë të botuara në revista lokale. Ka marrë pjesë në konferencat ndërkombëtare, kongrese etj.  Është anëtar i shoqatës të  Unionit të Fizikanëve të Bullgarisë.