Erasmus+ në Ostbayerische Technische Hochschule Regensburg, Gjermani

    Erasmus+  në Ostbayerische Technische Hochschule Regensburg, Gjermani Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus+  në "Ostbayerische Technische Hochschule Regensburg, Gjermani

    Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” hap thirrjen për aplikim për bursa për semestrin dimëror në "Ostbayerische Technische Hochschule Regensburg", Gjermani në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Europian.

    Llojet e mobilitetit përfshijnë:
    - Shkëmbimin e studentëve për studime Bachelor & Master (një semestër);
    - Shkëmbimin e stafit akademik.

    Bachelor- studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet Bachelor në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjashme për të cilat aplikoni. Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët të cilët të paktën kanë të përfunduar të paktën vitin e parë të studimeve dhe kanë notë mesatare mbi 8.00)

    Master- studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet Master në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjashme për të cilat aplikoni. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën një semestër dhe kanë notë mesatare mbi 8.00).

    Të drejt aplikim kane studentët nga Fakulteti i Edukimit dhe studentët nga Departamenti i Punës Sociale.

    Fushat e mobilitetit janë:
    - Studentët Bachelor dhe Master 
    - Shkëmbim Stafi.

    Bursat përfshijnë:
    - Kompensimin mujor 800 EUR në muaj për studentët;
    - Kompensimin 120 EUR në ditë për stafin;
    - Kostot e udhëtimit deri në 275 EUR;
    - Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët duhet të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina“.

    Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët për nivelin Bachelor dhe Master:
    - Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj në gjuhën angleze apo gjermane të përkthyer nga ndonjë përkthyes i licencuar) që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik)
    - Certifikata e notave/Transkripta
    - Certifikata e gjuhës angleze (Niveli minimal i gjuhës angleze apo gjermane B2)
    - CV (në gjuhën angleze)
    - Një letër motivimi (në gjuhën angleze)
    - Kopje e Pasaportës

    Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin akademik:
    - CV (në gjuhën angleze);
    - Planin për mësimdhënie  (Plani për mësimdhënie për stafin akademik është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit: (shkarko këtu);
    - Kopje e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose Letërnjoftimit;
    - Certifikata e gjuhës së huaj (Niveli minimal i gjuhës angleze apo gjermane B2);

    Afati për aplikim për semestrin dimëror është deri më: 16 Maj 2018

    Dokumentet me titull "Ostbayerische Technische Hochschule Regensburg" duhet të dërgohen të skanuara tek: [email protected], [email protected],

    Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

    Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një e-mail. Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.

Arkiva e lajmeve

«maj»
MaEnPrShDi
30123456
789 10 111213
14151617181920
21222324252627
28293031123
45678910