Fakulteti i Edukimit nga Tetori me platformën e mësimit online

    Fakulteti i Edukimit nga Tetori me platformën e mësimit online

    Fakulteti i Edukimit- Universiteti I Prishtinës (FE-UP) dhe Bit Kosova nënshkruan Memorandum të Bashkëpunimit sot në lokalet e FE – UP. Në kuader të kësaj marrëveshje Bit Kosova do të mbështes implementimin e platformës së mësimit online në procesin e mësimdhënies në Fakultetin e Edukimit, duke përfshirë konfigurimin e platformës së mësimit online për FE-UP me të gjitha modulet e nevojshme për procesin e mësimdhënies si dhe ngritjen profesionale të mësimdhënësve të FE-UP-së për shfrytëzimin e platformës së mësimit online.

    Trajnimi i mësimdhënësve të FE-UP planifikohet të realizohet gjatë muajit Korrik për të filluar me pilotimin e platformës së mësimit online nga muaji Tetor me fillimin e vitit të ri akademik.

    Zbatimi i platformës online do të përmirësojë cilësinë e  procesit të mësimdhënies dhe nxënies duke ofuar fleksibilitet dhe qasje në materiale dhe burime tjera mësimore  për studentët.

Arkiva e lajmeve

«qershor»
MaEnPrShDi
29 30311234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293012
3456789