VENDIM-Komisioni disiplinor





    Universiteti i Prishtinës

    “Hasan Prishtina”

    UNIVERSITAS STUDIORUM PRISHTINIENSIS

    FAKULTETI I EDUKIMIT-

    Agim Ramadani, 10000 Prishtinë, Kosovë

     

                                Tel: +381-38-229 022                             URL: http://www.uni-pr.edu

                                Fax: +381-38-244187                             Mail: [email protected]

     


    Komisioni disiplinor                                                                              Nr. prot: 04/1242

                                                                                             Data: 10.05.2018

    VENDIM

    Komisioni disiplinor i Fakultetit të Edukimit i UP-së i caktuar me vendim të këshillit të Fakultetit të Edukimit në përbërje të prof. dr. Zeqir  Shaqiri, kryetar,  prof. ass. Ardita Devolli, anëtare,  prof. ass. Ilir Muharremi, anëtar, duke vepruar në pajtim të Rregullores së Universitetit të Prishtinës për procedurën disiplinore,  me  nr. 3/531 datës 15. 03. 2005, pas shqyrtimit të hollësishëm të rasteve në takimin e mbajtur me dt. 7.05. 2018, propozon këto masa disiplinore sipas neneve dhe pikave të përmendura:

     

    1.      1. Bleona  Xhocaj - Programi :  Pedagogji e përgjithshme, për  falsifikim    testit sipas nenit 16 pika 4 për shkelje të rëndë disiplinore, ndëshkohet me një vite përjashtim nga Fakulteti  (29. 01. 2018 - 29. 01. 2019)

     

    2.      2. Ilir Bekteshi - Programi : Biologji - Kimi, me nr. të dosjes 410,   për shkak të cenimit të autoritetit neni 16. pika 3, 4  (me rastin e kërcënimit ndaj profesoreshës të Fakultetit ) ndëshkohet me 1 vite  përjashtim nga fakulteti  (5. 09. 2017 - 5. 09. 2018).

     

    3.      3. Malsore Gara - Programi : Parashkollor, me nr. indeksi 387,  për shkak të falsifikimit të notës neni 16 pika 2  (BSHNM  me dt. 13. 07. 2017)  ndëshkohet me 12 muaj përjashtim nga Fakulteti prej (13. 07. 2017 - 1. 07. 2018).

     

    4.      4. Erblina Sylejmani - Programi : Fillor, me nr indeksi 314, për shkak të falsifikimit të testit me qëllim të dhënies së provimit neni 16 pika 4, në lëndën (BSHNM2. Dt. 11. 07. 2017) ndëshkohet me një vite përjashtim nga Fakulteti (prej 11. 09. 2017 deri 11. 09. 2018).

     

    5.      5. Afrije  Jakupi - Nga komisioni disiplinore paraprak ka qene e dënuar me përjashtim të përhershëm nga Programi : Master, Fizikë në Fakultetin e Edukimit  “ për shkelje të rënda disiplinore” dhe në ndër kohë denoncuesi i  këtij rasti prof.  Zahadin  Shemsedini me deklaratën me nr, 04 / 666   dt. 16. 03. 2018  ka bërë tërheqjen e denoncimit me shkrim të cilën  tёrheqje, komisioni aktual e ka shqyrtuar dhe ka  marr vendim që masa disiplinore  paraprake për studenten në fjalë të tjetërsohet - ndërpritet  masa ndëshkuese paraprake e dënimit dhe  merrё vendim që të ndëshkohet (tё suspendohet )  nga data 18. 07. 2017 -18. 05. 2018.

    6.      6. Safet Maçastena, student i Programit fillor, i denoncuar nga Prof. Dr. Begzad Baliu dhe denoncuesi tjetër, student i po kёtij fakulteti  Arlind Mehana (me deponimin e dёshmive-sms),  pёr kёrcnim dhe fyerje e insinuata dhe shantazhim publik, madje pёr periudhё kohore mё se dy vjeçare si dhe duke iu referuar “Kanunit tё Lekë Dukagjinit” si masё kёrcnuese pёrfundimtare. Komisioni disciplinor pranё Fakultetit tё Edukimit tё UP-ёs, ka thirrur pёr deklarime ndaras palёt e pёrfshira nё konflikt,  ka shqyrtuar hollёsisht rastin dhe ka ardhur  nё pёrfundim se studenti nё fjalё ka bёrё shkelje tё rёndё disciplinore dhe me kёtё ka  ra ndesh me Rregulloren pёr Procedurën disiplinore tё  UP –sё,. Sipas Nenit 16, nёn 2 pika 7, pёr shkelje tё rёndё disiplinore dhe  Nenit 18, nёn 3, pika 4, i shqiptohet masa ndëshkuese konform  neneve tё përmendura.

     

    Pёr kёto shkelje tё rёnda disciplinore Safet Maçastena  pёrjashtohet nga Fakulteti i Edukimit pёr dy vjet, nga data 08.05.2018 deri me datёn 07.05.2020.

     

    Personat / studentët kanë të drejtë ankese në komisionin e shkallës së  dytë  deri në 15 ditë pas marrjes  së këtij vendimi.

    Komisioni disiplinor:

    1.       Prof. dr. Zeqir shaqiri, kryetar                 .....................................................................

    2.       Prof. ass. Dr. Ardita Devolli, anëtare      .....................................................................

    3.       Prof. ass .dr. Ilir Muharremi, anëtar      .....................................................................

Arkiva e lajmeve

«korrik»
MaEnPrShDi
2526272829301
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
303112345