Prof. dr. sc. Xheladin Zymberaj
Prodekan i Fakultetit të Edukimit,
Qendra Prizren - Universiteti i Prishtinës
Jetëshkrimi (biografia)
Unë, Xheladin Zymberaj, jam lindur më 10/01/1948 në Ruhot të Pejës. Shkollën fillore e kam kryer në Tërstenik të Pejës, ndërsa Normalen në Pejë. Shkollën e Lartë Pedagogjike, Degën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe e kam kryer me 20/09/1970 në Prizren, ndërsa fakultetin e së njëjtës degë në vitin 1973 në Prishtinë.
Në vitin 1980 kam realizuar një qendrim studiues në Universitetin e Tiranës, atje nën udhëheqjen e profesor Shaban Demirajt e profesor Mahir Domit kam punuar në temën e magjistraturës: ”Gjuha në veprat e Papa Kristo Negovanit”.
Kështu, pas një pune disavjeçare të shterueshne kërkimore shkencore, më 01/07/1988 në Fakultetin Filozofik të Prishtinës, kam përfunduar studimet pasuniversitare -Dega e Gjuhësisë. Në të njëjtin vit kam mbrojtur edhe punimin e magjistraturës me titull: ”Gjuha në veprat e Papa Kristo Negovanit”.
Disertacionin e doktoratës e kam mbrojtur me 16/01/2004 në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Tetovës me titull: ”Ndërtimet sintaksore në poezinë e Naim Frashërit”.
Në arsimin fillor kam punuar që nga viti 1968 gjer në vitin 1978, ndërsa në arsimin e mesëm që nga viti 1978 gjer më 01/10/1994.
Në arsimin e lartë jam inkuadruar që nga viti 1994 ku vazhdoj edhe tutje.
Gjatë viteve akademike 2003-2005 kam mbajtur mësim (si bashkëpunëtor i jashtëm) në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Tetovës. Atje, në Degën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe kam ligjëruar Sintaksën e Shqipes, kurse në Degën e Gjuhës dhe Letërsisë Angleze dhe asaj Gjermane kam mbajtur mësim në lëndët: Fonetikë-Fonologji dhe Morfologji. Përveç Qendrës në Prizren, Fakulteti i Edukimit, një kohë, më ka angazhuar për mësimdhënie edhe në qendrat e këtij fakulteti: në Gjakovë dhe në Prishtinë.
Që nga viti 2000/2001 i jam përkushtuar edhe reformimit të Metodologjisë së mësimdhënies prej Enteve parashkollore e deri te Universiteti.
Përveç lëndëve të tjera Metodologjinë e mësimdhënies e ligjëroj që disa vjet me radhë.
Biblografia
1. Rreth disa ndërtimeve sintaksore me parafjalët e emërores e të kallëzores në Poezinë e Naim Frashërit. (Përmbledhje punimesh nr.XV, SHLP “Xhevdet Doda” Prizren, 2001).
2. Kontributi i Papa Kristo Negovanit për gjuhën e shkollën shqipe (Përmbledhje punimesh nr. Xlll, SHLP “Xhevdet Doda” Prizren, 1997).
3. Vëzhgime rreth disa gabimeve me karakter sinatkstik (Revista “Drita”, nr.1.1970 Istog).
4. Lidhëzat bashkërenditëse dhe roli i tyre në fjali (Revista “Drita”, nr.1.1970 Istog).
5. Kalimi i fjalëve nga një kategori gramatikore në një tjetër kategori gramatikore (Revista “Shkëndija” nr.8/1976, Prishtinë).
6. Formulimi i temave të hartimit në gjuhën shqipe (Revista “Shkëndija” nr.21/1979. Prishtinë).
7. Papa Kristo Negovani-dëshmor për shkollën e gjuhën shqipe (shih te libri-100 vjetori i shkollës shqipe).
8. Mësimdhënia në Kosovë sot,Konferenca kombëtare “Ndërrimi i raportit nxënës-mësimdhënës” Prishtinë, nëntor-2001.
9. Gjuha në veprat e Papa Kristo Negovanit (Punim i magjistaturës).
10. “Ndërtime sintaksore në poezinë e Naim Frashërit”, Shtëpia Botuese Libri Shkollor, Prishtinë, 2006
11. Kontributi i Sami Frashërit për gjuhën standarde shqipe (gati për shtyp - 2008).
12. Togfjalëshat në poezinë e Besim Bokshit (gati për shtyp-2008).
13. Konsulta gjuhësore e Prishtinës dhe Kongresi i Drejtshkrimit, Instituti albanologjik i Prishtinës,Konsulta Gjuhësore e Prishtinës (1968), Prishtinë 2008.
14. Për pastërtinë e gjuhës në mjedisin tonë shoqëror, Gjuha shqipe 3/2009, Instituti albanologjik i Prishtinës,Prishtinë 2009.
15. Problemet sintaksore në studimet gjuhësore të Selman Rizës,Konferenca shkencore ndërkombëtare, "Profesor Selman Riza dhe Albanologjia", Korçë, 04.12.2009
16. Kontributi i Prof. Eqrem Çabejt në fushën e sintaksës, Seminari ll ndërkombëtar i albanologjisë, Eqrem Çabej në 100-vjetorin e lindjes, Ohër, 24.09.2008.
17. Stilet e të mësuarit,Universiteti veror i Prishtinës,28.06.2007.
18. Përdorimi i gjuhës standarde shqipe në shkolla dhe media, Konferencë për Arsimin e Lartë, Prishtinë 2-3.06.2006.
19. Metodat e përgjithshme të mësimdhënies,Konferencë mbi zhvillimin profesional në Arsimin e Lartë, 30.11.2006 Prishtinë.
20. Për një ekologjizim të gjuhës së folur dhe të shkruar në mjedisin tonë shoqëror,Seminari ndërkombëtar për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare 28, Prishtinë 2009.
Shënim: Jam recensentë i tekstit: Gjuha e sotme shqipe I, Fonetikë, Morfologji për Shkollën e Lartë Pedagogjike, Gjakovë 1988.