Ma. Milaim Mazreku

sekretar i Fakultetit
Sekretar i FE-së, Qendrat:Prishtinë, Gjilan, Gjakovë, Mitrovicë dhe Prizren
[email protected]
044 201 308, 038 225 619

Te dhena biografike

          Milaim Mazreku u lind më 28. 08. 1971. Në Malishevë kreu shkollën fillore, shkollën e mesme në Therandë, Drejtimi Teknik Administrativ. Më 1996 mbaroi studimet në Fakultetin Juridik dhe mori gradën Jurist i diplomuar. Pas studimeve, punoi në shkollën fillore të Malisheves, ndërsa pas përfundimiti të luftës në Kosovë ishte drejtor për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronësi në Kuvendin Komunal të Malishevës.
Nga viti 2003 deri më 2008 punoi si sekretar në gjimnazin “Abdyl Frashëri” të Malishevës. Që nga viti 2008 është sekretar në Fakultetin e Edukimit të UP-së.
Milaim Mazreku ka përfunduar provimin e Jurispondencës, ka të kryer studimet Master në Drejtimin Kushtetues – Administrativ, në vitin 2011, në Fakulteti Juridik të UP-së. Po në këtë drejtim, ka regjistruar edhe studimet e doktoratës.


Detyrat dhe përgjegjësitë
Zyra e Sekretarit të njësisë akademike
Çdo njësi akademike (fakultet) ka Zyrën Administrative, e cila ka këto detyra dhe përgjegjësi:
1.1. Zyrat administrative të njësive akademike janë përgjegjëse për çështjet profesionale, administrative dhe teknike, struktura e të cilave do të caktohet nga fushëveprimi i vetë njësisë në përputhje me dispozitat e këtij Statuti.
1.2. Me autorizim të veçantë, përfaqësojnë njësinë akademike në konteste gjyqësore;
1.3. Zyrat administrative përpilojnë rregullore për nevoja të njësisë akademike për miratim nga këshilli i njësisë akademike, Këshilli drejtues dhe Senati; përgatitësin vendime të miratuara nga këshilli i njësisë akademike; Koordinojnë përgatitjen, zbatimin, raportimin dhe vlerësimin e buxhetit të njësisë akademike;
1.4. Zyrat administrative të njësive akademike mbajnë të dhëna dhe dosje të qëndrueshme për: personelin e njësisë akademike; kandidatët që paraqiten për pranim në studime të të gjitha niveleve; statistikat për studentët e regjistruar në të gjitha programet e studimeve dhe të kërkimeve shkencore; Dosjet e studentëve të të gjitha niveleve të studimeve; Të diplomuarit; Mbajtjen e mësimit; pasurisë dhe infrastrukturës së njësisë akademike, etj;
1.5. Zyrat administrative lëshojnë vërtetime për statusin e studentit, certifikata të notave dhe certifikata të diplomimit;
1.6. Janë përgjegjëse për vlerësimin vjetor të punës për stafin administrativ të njësisë akademike dhe përgatitjen e raportit vjetor të arritjes së objektivave;
1.7. Kryejnë punë profesionale për të ndihmuar personelin akademik për zbatim të objektivave në realizimin e procesit mësimor praktik në laboratorë;
1.8. Ruajnë të dhënat e njësisë akademike në mënyrë të standardizuar elektronike. Këto të dhëna ruhen në bazën qendrore të të dhënave në shërbim të çdo njësie akademike;
1.9. Ofron shërbime logjistike për nevoja të njësisë akademike.

3. Të gjitha këto detyra koordinohen nga sekretari i njësisë akademike apo organizative.

4. Udhëheqësit (Sekretarët) e Zyrave Administrative të Njësive akademike (fakulteteve) raportojnë tek Sekretari i përgjithshëm i universitetit.