Photo

Prof. ass. dr. Blerim Saqipi

Dekan i Fakultetit të Edukimit

+383 38 229 201 [email protected]

Prof. Ass. Dr. Blerim Saqipi është mësimdhënës në Fakultetin e Edukimit nga viti 2007. Ka përfunduar doktoratën në edukim në Universitetin e Jyvaskyla-s në Finlandë me fokus në zhvillimin e profesionalizmit të mësimdhënësve në kontekst të reformës së thellë arsimore. Studimet e nivelit master i ka përfunduar në Universitetin e Lethbridge-it në Alberta të Kanadasë në fushën e edukimit. Ligjëron kurset e fushës së metodave të hulumtimit dhe politikave arsimore. Ka qenë anëtarë në mekanizma të ndryshëm brenda Universitetit të Prishtinës (Këshilli i Cilësisë në Universitet, Këshilli i Doktoratës në Fakultet) dhe në nivel të sistemit të arsimit (Këshilli Shtetëror i Licencimit të Mësimdhënësve, Këshilli Shtetëror i Maturës, Këshilli Shkencor i Institutit Pedagogjik të Kosovës etj). Nga viti 2017 është anëtar i bordit të revistës Center for Education Policy Studies (indeksuar në SCOPUS) në Universitetin e Lublanës. Fusha e interesimit në punën kërkimore fokusohet në studimin e politikave arsimore, me theks në zhvillimin e shkollës dhe politikat e përgatitjes së mësimdhënësve dhe ndërlidhja e tyre me dimensionet profesionale dhe sociale të sistemit të arsimit. Shih CV-ne.