CEREMONIA E DIPLOMIMIT

    CEREMONIA E DIPLOMIMIT Njoftojmë studentët e diplomuar në studimet themelore të UP- së të gjeneratës 2015/2016, se me datën 03 Tetor 2016 do të organizohet Ceremonia e Diplomimit.
    Studentët, të cilët janë të interesuar të marrin pjesë në ceremoninë e shpërndarjes së diplomave duhet të lajmërohen në zyrën e sekretarëve të Njësive Akademike dhe ta shënojnë emrin, mbiemrin, numri i ID kartelës (SEMS) dhe numrin e telefonit, jo më larg se 27 Shtator 2016, për shkak të procedurës së shtypjes së diplomave dhe qepjes së uniformës.
    Gjithashtu, ju informojmë se pagesa për qepjen e pelerinës dhe kapelës do të bëhet nga vetë studentët. Këtë mund ta bëjnë në Kompaninë e qepjes ENDI, te cilët tashmë e kane dizajnin e kërkuar nga UP. Kostoja për qepje do të jetë 10 (dhjetë)  euro. Në fund, studenti e mban uniformën.
    Numri i telefonit kontaktues për qepje të uniformës është: 045 380 667,  adresa: Bajram Bahtiu Rr.No.9, te Tregu i Gjelbërt - Xhamia e Llapit.
    Vendi dhe ora do të publikohen në ditët në vijim.

     




Arkiva e lajmeve

«qershor»
MaEnPrShDi
2728293031 12
3456 789
10111213 141516
17181920212223
24252627282930
1234567