KONKURS PËR ESE

    KONKURS PËR ESE
    Me rastin e 7 Marsit- Ditës së Mësuesit, Fakulteti i Edukimit në Prishtinë, shpall konkurs letrar për esenë më të mirë. Konkursi ka për qëllim nxitjen e studentëve për shkrim letrar dhe ngritjen e vetëdijes lidhur me rëndësinë e Ditës së Mësuesit.

    Eseja duhet të jetë origjinale, e papublikuar më parë.

    Eseja duhet të ketë karakter letrar dhe të jetë jo më e gjatë se 600 fjalë.

    Eseja duhet të ketë ide të qarta, strukturë të mirë të përmbajtjes dhe drejtshkrim.
     
    Eseja dorëzohet më së së largu deri më 6 mars 2018, në ora 14:00 në formë elektronike në adresën [email protected]
     
    Do të shpërblehen tri vendet e para.

    Gjithashtu, më 7 mars 2018, ora 12:00, në Amfiteatrin e Madh të Fakultetit tonë, organizohet orë letrare me temë:

    “Mësuesit më të mirë mësojnë nga zemra e jo nga libri”.

    Në kuadër të kësaj ore letrare bëhet edhe shpallja e Esesë fituese.

Arkiva e lajmeve

«gusht»
MaEnPrShDi
303112345
6789101112
13141516171819
20212223242526
272829303112
3456789