Komunikatë për publikun

    Komunikatë për publikun


    Fakulteti i Edukimit- Universiteti i Prishtinës shpreh shqetësimin dhe indinjatën lidhur me shkrimet tendencioze dhe të pavërteta në media, që kanë për qëllim dëmtimin e progresit dhe sukseseve që ka arritur ky fakultet në vitet e fundit.

    Lidhur me rastin e prezantuar nga “Insajder” me datën 25 korrik 2018 e të inicuar nga prof. ass. Valbona Berisha, njoftojmë opinionin e gjërë se Fakulteti i Edukimit posedon dosjen komplete të ecurisë së diplomimit të studentes në fjalë, të cilën Insajder nuk e ka kërkuar fare për verifikim. Sipas dosjes zyrtare të studentes A.R. (e cila mund të shikohet në çdo kohë sipas procedurave për çasje në dokumente zyrtare), studentja i ka të dhëna të gjitha provimet sipas procedurave statutare dhe rregullores së studimeve. Provimin “kontestues” sipas artikullit, studentja e ka përfunduar pas një viti te profesoresha tjetër e të njëjtës lëndë, e cila ka kompetencë dhe përvojë shumë të gjatë në atë lëndë.

    Gjithashtu, i ashtuquajturi “kërcënim” ndaj prof. Berisha, nuk ka qenë asgjë më shumë se kërkesë që kamerat në institucion, nuk mund të ftohen me ftesë private nga secili mësimdhënës pa pelqim  paraprak institucional, që është rregull e funksionimit të çdo institucioni. Përndryshe, lehtë mund të verifikohet që atë ditë në fakultet kanë qenë prezente shumë media të cilat vetë fakulteti i ka ftuar për hir të transparencës, me rastin e mbrojtjes së temave të diplomave të studentëve.

    Njoftojmë gjithë opinionin publik se gjithë kjo zhurmë mediale nga prof. Berisha është për motive dhe inate personale.

    Fakulteti i Edukimit është plotësisht dhe në çdo kohë  i hapur, bashkëpunues dhe transparent rreth rastit në fjalë për të gjitha institucionet relavante të universitetit, të sistemit të drejtësisë, mediat, organizatat joqeveritare dhe shoqërinë kosovare.

    26. 07. 2018

    Dekanati i Fakultetit të Edukimit

Arkiva e lajmeve

«qershor»
MaEnPrShDi
2728293031 12
3456 789
10111213 141516
17181920212223
24252627282930
1234567