Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë i Kosovës priti stafin menagjues të FE

    Stafi menagjues i Fakultetit të Edukimit në krye me Dekanin, prof. Dr. Hasan Mujaj u prit nga Ministri i ASHT të Kosovës,  Dr. Ramë Buja

    Stafi menagjues i Fakultetit të Edukimit në krye me Dekanin, prof. Dr. Hasan Mujaj u prit nga Ministri i ASHT të Kosovës,  Dr. Ramë Buja. Në këtë takim, Dekani i Fakultetit të Edukimit e njoftoi Ministrin Buja për ecurinë e aktiviteteve mësimore shkencore të Fakultetit, me rezultatet e arritura dhe me problemet me të cilat po ballafaqohet ky Fakultet në realizimin e vizionit të tij në përgatitjen e mësimdhënësve të ardhshëm për nivelin Parafillor, Fillor dhe të Mesëm të Ultë.

                Në këtë takim u bisedua edhe për rëndësinë e punës së Fakultetit të Edukimit në  
             përgatitjen e mësimdhënësve të rinjë të cilët do të jenë hallkë e rëndësishme e shoqërisë së 
             re të Kosovës dhe rezlizues të drejtëpërdrejtë të Kurrikulumit arsimor të Kosovës. Po ashtu u
             theksua se përkrahja e MASHT e Kosovës si themeluese e Fakultetit të Edukimit, nuk do të
             mungojë në të ardhmen.

Arkiva e lajmeve

«qershor»
MaEnPrShDi
2728293031 12
3456 789
10111213 141516
17181920212223
24252627282930
1234567