NJOFTIM- Ligjeratë për zhvillimin e shkathtësive të buta (eng. Soft skills)

      Ligjeratë për zhvillimin e shkathtësive të buta (eng. Soft skills)

    Të nderuar studentë, ftoheni me datë 25 Nëntor 2015, me fillim në ora 09:30h në sallen e kuqe të Fakultetit të Filologjisë – Universiteti i Prishtinës “ Hasan Prishtina “. Kliko ketu

    * * *
    E organizuar nga: Qendra për Zhvillim të Karrierës – QZhK – Universiteti i Prishtinës “ Hasan Prishtina “ dhe Smart Center .

    Misioni i QZhK-së, është t’u ofrojë studentëve mundësi për zhvillim personal dhe profesional përmes informimit, këshillimit, trajnimit, ndërmjetësimit më punëdhënësin, hartimit të dokumentëve profesionale në fushen e karrierës dhe udhëzimit në karrierë. Përfituesit e shërbimeve të QZHK-së janë: studentët dhe të diplomuarit e UP-së, nxënësit e shkollave të mesme të cilët kërkojnë mundësi studimi në Universitetin e Prishtinës, fakultetet, organizatat dhe punëdhënësit. Qëllimi kryesor i Qendrës për Zhvillim të Karrierës është përgatitja e studentëve dhe të diplomuarve për tregun e punës përmes këshillimit dhe trajnimeve si dhe informimi i tyre për mundësi të ndryshme të zhvillimit në karrierë.

    http://pvk.uni-pr.edu/

    Smart Center është qendër përgatitore e fokusuar ne trajnimin e kandidatëve në testet për bursa ndërkombëtare; TOEFL, IELTS, SAT, GRE dhe GMAT. Qendra bën po ashtu trajnime në përgatitjen e kandidatëve për universitetet anglisht folëse ; përpilimin e CV-së, Cover letter, mënyrën e gjetjes së universitetit të përshtatshëm në Evropë dhe Amerikë, simulim i intervistës për bursë dhe pranim në universitet ang.
    Smart Center po ashtu është qendër e kurseve të rregullta të gjuhës angleze & gjermane - të gjitha nivelet dhe kurseve te matematikes për nxënës dhe student dhe atë në gjuhën shqipe dhe angleze.

    www.smartcenter-pr.com



    Tema e ligjeratës : TË GJITHA QË DUHET TI DINI PËR BURSA NDËRKOMBËTARE dhe përpilimin e Letrës Motivuese.

    Trajner: Plarentina Desku & Fisnik Osmani

    Perfitues: Studentet dhe të diplomuarit nga shkalla e studimeve bachelor/master të Universitetit të Prishtinës “ Hasan Prishtina “.

    Ky aktivitet organizohet me 25 NËNTOR 2015. Ligjerata fillon nga ora 10:00h - 12:00h. ( Ju mirëpresim nga ora 09:30h ).

    Studentëve pjesëmarrës, nga SMART Center , do të ju ndahet Certifikat pjesëmarrje në mënyrë elektronike.

    Eja, zhvillo shkathtësitë dhe njohuritë tuaja për TOEFL, IELTS, SAT, GRE, GMAT.





    Aktiviteti është i hapur për tëgjithë studentët, ( prej ores 10:30h, regjistrimi i pjesëmarrësve ).

    Menyra e pjesëmarrjes: Ështe e hapur për të gjithë deri ne momentin qe mbushet salla nuk pranohet me asnje student.

    Ligjerata do te prezantohet ne powerpoint nga Plarentina Desku & Fisnik Osmani.
     

Arkiva e lajmeve

«qershor»
MaEnPrShDi
2728293031 12
3456 789
10111213 141516
17181920212223
24252627282930
1234567