Panairi i Edukimit - Studioni në Francë



    NJOFTIM

    Panairi i Edukimit - Studioni në Francë
     
    Të nderuar studentë, të diplomuar dhe staf akademik,

    Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina“ ka nderin t’ju ftojë që të merrni pjesë në edicionin e 2-të të Panairit të Edukimit "Studioni në Francë" 2019. 



    Panairi organizohet me datë 30 tetor 2019 (e mërkurë, nga ora: 09:00 - 17:00 dhe do të mbahet në Hollin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës "Pjetër Bogdani".

     
     
    Zbuloni mundësitë e studimit në Francë!

    Nëse planifikoni të studioni jashtë vendit, bashkohuni me ne në edicionin e dytë të Panairit të Edukimit. Njihuni me universitete frankofone, programet e studimit në gjuhën frënge dhe atë angleze në shkallet: BA, MA dhe PhD, dhe zbuloni pse Franca është një nga destinacionet më të njohura të studimit jashtë vendit!



    Datë: 30 tetor 2019

    Ora: 09:00 – 17:00

    Lokacioni: Holli i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”



    Vizitoni Panairin e Edukimit “Studioni në Francë" dhe planifikoni studimet tuaja të arsimit të lartë në Francë. Do të keni mundësi të flisni me përfaqësues nga institucione frankofone pjesëmarrëse, të cilët do të ndajnë përvojën e tyre dhe do t’ju ofrojnë informata të vlefshme.



    ***

    Pjesëmarrësit :

    1.            Université Lumière Lyon 2

    2.            Ecole Normale Supérieure

    3.            Université de Technologie et de Sciences Appliquées Libano-Française

    4.            Ecole informatique EPITECH

    5.            IUT Montpellier Sète

    6.            L’institut national des sciences appliquées de Rouen (INSA Rouen)

    7.            Université Claude Bernard Lyon 1

    8.            Sciences-Po Paris

    9.            Programme francophone Science politique, Nouvelle Université Bulgare

    10.          ESFAM

    11.          Agence universitaire de la Francophonie/ Centre universitaire Francophone

    12.          Agence Erasmus + France,

    13.          Alliance Française de Pristina/Espace Campus France,

    14.          Erasmus + Kosovo,

    15.          Young Cell Scheme.

    16.          Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”

    17.          American Corner Pristina

    18.          Zyra për Marrëdhënie me Jashtë - Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”

    19.          Qendra për Zhvillim të Karrierës  - Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”

    20.          AlumniUP

     

    Ejani dhe zbuloni programet e tyre mësimore, shkëmbimin dhe mundësitë e bursave, prej orës 09:00 deri në orën 17:00.

     

    Ju mirëpresim!

Arkiva e lajmeve

«nëntor»
MaEnPrShDi
28 293031123
4 5678910
11 1213 14151617
18192021222324
2526272829301
2345678