Për herë të parë shfaqje me kukulla Live në Facebook nga Majlinda Ibishi, studente e Fakultetit të Edukimit

    Për herë të parë shfaqje me kukulla Live në Facebook nga Majlinda Ibishi, studente e Fakultetit të Edukimit Për herë të parë shfaqje me kukulla Live në Facebook nga Majlinda Ibishi, studente e Fakultetit të Edukimit

    Të dielen Live në Facebook të profesorit Ilir Muharremit u dha shfaqja e parë me kukulla. Kjo ishte iniciativë e regjisorit të kësaj shfaqje Ilir Muharremi dhe ass Faton Mazreku. Ndërsa, në shfaqje aktroi me kukulla studentja e Fakultetit të Edukimit Majlinda Ibishi.

    Kukullat e teatrit krijojnë atmosferën e duhur për kureshtjen fëmijërore, me humor, muzikë, vallëzim dhe interpretim. Zakonisht një shfaqje zgjat më së shumti 45 minuta, aq sa mund të jetë përqendrimi i fëmijëve. Shfaqja e së dielës së nesërme e orës 13:00 zgjat 25 minuta.  Koncepti regjisorial në këtë shfaqje është që fëmijët të kenë mundësi të shohin jo vetëm lojë teatrale, por edhe shumëçka tjetër përtej saj për t’i përmbushur shijet dhe kërkesat e fëmijëve dhe për t’i argëtuar sa më shumë ata, por edhe për t’u edukuar.

    Shfaqja lidhet me situatën aktuale dhe përmes lojës i mëson fëmijët se si ata të mbrohen nga virusi Korona, si t’i pastrojnë duart e si të mbajnë higjienën në përgjithësi, sa reziston virusi në diell e në hapësira të tjera etj. Pra shfaqja ka karakter argëtues dhe edukativ. 

    Loja e studentes së Fakultetit të Edukimit, Majlinda Ibishi, është magjike ashtu si bota e fëmijëve dhe me siguri do t’i bëjë për vete ata.

    Loja spontane, diksioni, fjala dhe fraza e saj që spikat për theksat logjikë dhe rrëfimi origjinal i japin natyrshmëri shfaqjes, duke bërë të duket se gjithçka po ndodh aty për aty përtej çdo planifikimi e konceptimi regjisorial.

     

Arkiva e lajmeve

«qershor»
MaEnPrShDi
252627 28 293031
1 234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293012345