VIZITO PANAIRIN E KARRIERES 11-13 MAJ 2016

    VIZITO PANAIRIN E KARRIERES    11-13 MAJ 2016

    Të nderuar studentë dhe të diplomuar të UP-së,

    Qendra për Zhvillim të Karrierës e UP-së organizon edicionin e gjashtë të Panairit të Karrierës. Hapja solemne e panairit do të bëhet me 11 MAJ 2016 (e mërkure)  nga ora 11h në oborrin e Rektoratit. Po këtë ditë, ju do të keni mundësi të takoni përfaqësuesit e kompanive dhe institucioneve pjesëmarrëse dhe të informoheni për mundësi punësimi, pune praktike, trajnimeve, kurseve, etj.

    Kjo është një mundësi e mirë të kuptoni për kriteret dhe afatet e aplikimit për angazhim sezonal në punë praktike, profilet e trajnimeve profesionale në fusha të ndryshme, kurset e gjuhëve të huaja, koha dhe vendet e shpalljes së vendeve të lira të punës, etj. Përgatitu të prezantosh veten, kjo është dita yte!

    Vetem me 11 maj mund të takoheni me përfaqësuesit e kompanive dhe institucioneve pjesëmarrëse ndërsa me 12 dhe 13 maj përmes ueb faqes pvk.uni-pr.edu ju mund të gjeni të dhënat e kompanisë që ju intereson dhe të shtroni pyetjet e juaja duke biseduar virtualisht me zyrtarët e kompanisë apo institucionit pjesëmarrës në panair.

    Kompanitë dhe institucionet pjesëmarrëse:

     

    Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

    Kuvendi i Kosovës

    ProCredit Bank

    Raiffeisen Bank

    Banka Kombëtare Tregtare

    FINCA

    KOMTEL

    ADAPTAVIT

    CACTTUS

    DELOITTE

    Qendra e trajnimeve e KEK-ut

    Business Development Institute

    ART HOUSE

    KUTIA

    MADEN Group

    BUÇAJ

    ECOTECH

    SMART Center

    Kliko ketu



Arkiva e lajmeve

«qershor»
MaEnPrShDi
2728293031 12
3456 789
10111213 141516
17181920212223
24252627282930
1234567