Njoftim për angazhim të bashkëpunëtorëve të jashtëm për vitin akademik 2021-2022

23 Korrik 2021
SHARE

Këshilli i Fakultetit të Edukimit të Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina" në mbledhjen e mbajtur më datë 23 Korrik 2021, mori vendim për angazhim të bashkëpunëtorëve të jashtëm për ligjerata dhe ushtrime për vitin akademik 2021-2022. Vendimet e Këshillit të Fakultetit janë bazuar në raportet e komisioneve recensuese. Angazhimi është miratuar duke iu referuar konkursit të shpallur nga Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina"me nr. prot. 1/101 të datës 25.06.2021. 

Konform rregullave të konkursit të shpallur nga Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina" me nr. prot. 1/101 të datës 25.06.2021, kandidatët e pakënaqur kanë të drejtë ankese pranë komisionit për ankesa në Fakultetin e Edukimit, brenda 8 ditëve nga dita e marrjes së vendimit në këshill të fakultetit.

Ankesat të dorëzohen në Fakultetin e Edukimit, kati përdhesë, çdo ditë pune, nga ora 09:00- 12:00. 

Për shkak të pushimit kolektiv në Universitetin e Prishtinës, shqyrtimi i ankesave do të bëhet në javën e fundit të muajit Gusht 2021.