Shtyrja e provimeve Bachelor e Master dhe shtyrja e afatit të diplomimit në Bachelor

16 Shtator 2021
SHARE

Njoftohen studentët e Fakultetit të Edukimit se:

  1. Provimet e planifikuara për Bachelor dhe Master nga data 13.09.2021 deri më datën 30.09.2021 zhvendosen për dy javë dhe fillojnë nga data 27.09.2021 deri më datën 14.10.2021. (Pra, provimet e datës 13.09.2021 mbahen me datën 27.09.2021, provimet e datës 14.09.2021 mbahen me datën 28.09.2021, provimet e datës 15.09.2021 mbahen me datën 29.09.2021 e kështu me rradhë deri te provimet e datës 30.09.2021 që do të mbahen me datën 14.10.2021);
  2. Afati për dorëzimin e punimit të diplomës në studimet Bachelor është:15.09.2021-24.09.2021
  3. Afati për shqyrtimin e punimit të diplomës nga Departamenti në studimet Bachelor është: 27.09.2021-06.10.2021         
  4. Mbrojtja e punimit të diplomës në Bachelor është: 19.10.2021 (E marte).

Sqarim: Shtyrja është bërë duke marrë për bazë e-mailin zyrtar nga Rektorati i UP-së i dt.13.09.2021 dhe Vendimin e Qeverisë së dt.12.09.2021 për masat AntiCOVID-19.