INFORMATË PËR ORGANIZIMIN E PROVIMIT PRANUES MA NË FAKULTETIN EDUKIMIT

07 Tetor 2021
SHARE

Provimi pranues në Fakultetin e Edukimit organizohet të premten më datë 08 Tetor 2021.

 

Hyrja në provim pranues për kandidatët bëhet sipas listave të publikuara. 

 

Të gjithë kandidatët në provim pranues duhet të jenë të pajisur me maskë mbrojtëse (Vendim i Qeverisë së Republikës së Kosovës), kodin gjashtëshifror të cilin e kanë marrë gjatë aplikimit dhe me vete të posedojnë edhe letërnjoftimin, pa të cilin nuk mund t’i nënshtrohen provimit pranues. 

 

Kandidatët gjatë pritjes për hyrje në objekt dhe brenda objektit duhet të respektojnë distancën fizike mes vete, të mbajnë maskën mbrojtëse dhe të respektojnë masat tjera obligative dhe rekomanduese për mbrojtje nga Covid19!

 

Të gjithë kandidatët të cilët do t’i nënshtrohen provimit pranues në Fakultetin e Edukimit, në mënyrë që të ju lejohet hyrja në objekt, duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë në vijim:

  1. Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një doze të vaksinës kundër COVID-19;

  2. Testi RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 72 orë;

  3.  Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik- IgG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve;

  4. Testi i shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë. 

 

Kandidatët me vete duhet të marrin laps kimik (ngjyrë të kaltër ose të zezë).

 

Poashtu, kandidatët NUK duhet të kenë me vete çantë, gjësende tjera personale ose telefon. Në kohën e mbajtjes së provimit pranues ndalohet mbajtja dhe përdorimi i telefonave celularë! 

 

Listat e ndarjes së kandidatëve në salla janë të bashkangjitura më poshtë. Në këto lista kandidatët mund të shohin se në cilën sallë janë paracaktuar t’i nënshtrohen provimit.

 

Sallat brenda objektit janë të shenjëzuara për orientim më të lehtë, si dhe stafi administrativ është në dispozicion për ndihmë në orientim të kandidatëve. 
 

Listat sipas drejtimeve:

  • Inkluziv
  • Pedagogji
  • FIZIKE
  • HISTORI
  • GJLSH
  • Kimi
  • UA
  • Gjeografi
  • MK
  • Biologji
  • TIK
  • Matematike