Njoftim

26 Prill 2022
SHARE

Njoftohen studentët e programeve lëndore bachelor se në afatin e Prillit 2022 provimet do të realizohen me komision. Prandaj, njoftojmë studentët e programeve lëndore bachelor që paraqitja e provimeve me komision për afatin e provimeve të prillit 2022 bëhet në periudhën 26.04.2022-29.04.2022. Studentët që janë me INDEX provimet i paraqesin në administrate, ndërsa studentët me ID së pari paraqiten fizikisht në zyren e prodekanit prof.Kastriot Buza për të marrë fletëlejimin dhe mandej shkojnë tek zyrtari i IT-së për të paraqitur provimet në SEMS. Studentët kanë të drejtë të hyjnë në provimet me komision më së shumti në dy provime. Provimet me komision do të organizohen më dt.05.05.2022 (E enjte) në ora 10:00.

Provimet do të organizohen në këto salla:

Salla Matematikë/Informatikë – Programi Matematikë-Informatikë –Lëndët e Matematikës - Komisioni i parë

Salla I-3 – Programi Matematikë-Informatikë –Lëndët e Matematikës - Komisioni i dytë

Kabineti i Informatikës – Programi Matematikë-Informatikë –Lëndët e Informatikës

Kabineti i Informatikës – Programi Teknologji-Informatikë – Lëndët e Teknologjisë dhe Informatikës

Laboratori i Biologjise -  Programi Biologji-Kimi- Lëndët e Biologjisë dhe Kimisë

Laboratori i Fizikës-  Programi Fizikë-Kimi- Lëndët e Fizikës dhe Kimisë

Salla P5 - Programi Gjuhë dhe Letërsi Shqipe - Lëndët e Gjuhës  dhe Letërsisë Shqipe

Salla P4 - Programi Gjuhë dhe Letërsi Angleze - Lëndët e Gjuhës  dhe Letërsisë Angleze

Salla I-4 - Programi Histori-Edukatë Qytetare dhe Programi Gjeografi-Edukatë Qytetare – Lëndët e Historisë, Gjeografisë dhe Edukatës Qytetare.