Njoftimi i fundit për provimet në programet lëndore bachelor (29.06.2022) dhe mbrojten e punimit të diplomës për këto programe (05.07.2022).

16 Qershor 2022
SHARE

Njoftohen studentët e programeve lëndore bachelor se në afatin e Qershorit 2022 provimet do të realizohen për herë të fundit me komision. Prandaj, njoftojmë studentët e programeve lëndore bachelor që paraqitja e provimeve me komision për afatin e provimeve të Qershorit 2022 bëhet në periudhën 16.06.2022-23.06.2022. Studentët që janë me INDEX provimet i paraqesin në administrate, ndërsa studentët me ID së pari paraqiten fizikisht në zyren e prodekanit prof.Kastriot Buza për të marrë fletëlejimin dhe mandej shkojnë tek zyrtari i IT-së për të paraqitur provimet në SEMS. Studentët kanë të drejtë të hyjnë në provimet me komision
për herë të fundit vetëm edhe në afatin e qershorit 2022 sipas vendimit të senatit Nr.Prot.1/482 të dt.06.09.2021. Provimet me komision do të organizohen më dt.29.06.2022 (E mërkure) në ora 10:00.

Provimet do të organizohen në këto salla:
Salla Matematikë/Informatikë – Programi Matematikë-Informatikë –Lëndët e Matematikës - Komisioni i parë
Salla I-3 – Programi Matematikë-Informatikë –Lëndët e Matematikës - Komisioni i dytë
Kabineti i Informatikës – Programi Matematikë-Informatikë –Lëndët e Informatikës
Kabineti i Informatikës – Programi Teknologji-Informatikë – Lëndët e Teknologjisë dhe Informatikës
Laboratori i Biologjise - Programi Biologji-Kimi- Lëndët e Biologjisë dhe Kimisë
Laboratori i Fizikës- Programi Fizikë-Kimi- Lëndët e Fizikës dhe Kimisë
Salla P5 - Programi Gjuhë dhe Letërsi Shqipe - Lëndët e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe
Salla P4 - Programi Gjuhë dhe Letërsi Angleze - Lëndët e Gjuhës dhe Letërsisë Angleze
Salla I-4 - Programi Histori-Edukatë Qytetare dhe Programi Gjeografi-Edukatë Qytetare – Lëndët e Historisë, Gjeografisë dhe Edukatës Qytetare.

Poashtu, mbrojtja e punimit të diplomës për studentët e programeve lëndore bachelor për afatin e qershorit 2022 organizohet më dt.05.07.2022 (e marte) në ora 10:00.