INFORMATË PËR ORGANIZIMIN E PROVIMIT PRANUES NË FAKULTETIN E EDUKIMIT

21 Korrik 2022
SHARE

INFORMATË PËR ORGANIZIMIN E PROVIMIT PRANUES NË FAKULTETIN E EDUKIMIT

Provimi pranues në Fakultetin e Edukimit organizohet të premten më datë 22 Korrik 2022.

Hyrja në provim pranues për kandidatët e programit Edukimi Fillor dhe programit Pedagogji e Përgjithshme organizohet nga ora 9:00.

Hyrja në provim pranues për kandidatët e programit Edukimi në Fëmijëri të Hershme organizohet nga ora 12:00.

Të gjithë kandidatët në provim pranues duhet të jenë të pajisur me kodin gjashtëshifror, të cilin e kanë marrë gjatë aplikimit dhe me vete të posedojnë edhe letërnjoftimin/dokumentin zyrtar identifikues, pa të cilin nuk mund t’i nënshtrohen provimit pranues.

Kandidatët gjatë pritjes për hyrje në objekt dhe brenda objektit duhet të respektojnë distancën fizike mes vete dhe masat tjera rekomanduese për mbrojtje nga  Covid19!

Kandidatët me vete duhet të marrin laps kimik (ngjyrë të kaltër ose të zezë).

Poashtu, kandidatët NUK duhet të kenë me vete çantë, gjësende tjera personale ose telefon.

Në kohën e mbajtjes së provimit pranues ndalohet mbajtja dhe përdorimi i telefonave celularë!

Sallat brenda objektit janë të shenjëzuara për orientim më të lehtë, si dhe stafi administrativ është në dispozicion për ndihmë në orientim të kandidatëve.

Suksese!