Nënshkruhet marrëveshja me Play International

15 Prill 2021
SHARE

Fakulteti i Edukimit dhe Play International nënshkruajnë marrëveshje për mësimdhënie inovative përmes lojës dhe krijimit të barazisë në klasë

Dekani i Fakultetit të Edukimit Prof. Blerim Saqipi dhe Sara Kalvachova udhëheqëse e Misionit në Kosovë nënshkruan sot Marrëveshjen e Mirëkuptimit midis Fakultetit të Edukimit dhe Play International.

Marrëveshja siguron që të dy organizatat do të bashëkpunojnë në ofrimin e trajnimeve për zhvillim profesional të mësimdhënësve para dhe në shërbim me qëllim të përforcimit të kompetencave të tyre për të zhvilluar aktivitete edukative kreative dhe motorike për të siguruar gjithëpërfshirjen, diversitetin, pranueshmërinë sociale, barazinë etj. përmes lojës.

Playdagogy, është një filozofi që promovon të mësuarit përmes lojës dhe aktiviteteve psiko-motorike e cila është përkrahur nga Fakulteti i Edukimit-UP dhe e cila do të synohet të integrohet në lëndë të ndryshme të programit të arsimit fillor.