Punëtori për mësimin online

15 Prill 2021
SHARE

Nën udhëheqjen e dekanit të Fakultetit të Edukimit prof. Ass. Blerim Saqipi, është mbajtur punëtoria e dytë si pjesë e projektit të financuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës - "The transformation process from in-campus classes into online classes due to COVID-19 pandemic situation - the case of Higher Education Institutions in Kosovo"

Kjo punëtori kishte për qëllim të trajtonte gatishmërinë e Universiteteve brenda Kosovës për të ofruar mësimdhënien online gjatë pandemisë COVID-19 shikuar nga aspekti pedagogjik.

Në punëtori morën pjesë profesorë nga UBT, Universiteti i Prishtines, Universiteti i Prizrenit, Universiteti i Gjilanit, IBCM.

Në përfundim të punëtorisë u nxorrën konkludime të vlefshme nga mësimet e nxëna gjatë kësaj sfide globale!