Konferenca Ndërkombëtare për Hulumtim në Arsim

15 Prill 2021
SHARE

Thirrje për abstrakte/ Call for abstracts

Fakulteti i Edukimit i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, në bashkëpunim me Institutin për Hulumtim dhe Zhvillim në Arsim – IRDE, fton hulumtuesit e fushës së edukimit, krijuesit e politikave të arsimit dhe praktikuesit, që t’i dërgojnë abstraktet e tyre për pjesëmarrje në Konferencën Ndërkombëtare të Kosovës për Hulumtim në Arsim – KICER.

KICER-i mirëpret studiuesit që të prezantojnë pikëpamje dhe hulumtime nga tradita në Kosovë dhe regjion, rreth tematikave të konferencës.Konferenca e Fakultetit të Edukimit të UP-së ofron diskutime interaktive me folës të rëndësishëm, prezantime të hulumtimeve dhe të sesioneve shkencore, si dhe punëtori.

Ky aktivitet shkencor, ndër të tjerash, ofron mundësi të shumta për zgjerim të rrjetit të hulumtuesve për pjesëmarrësit e tij.

Gjuha zyrtare e konferencës është gjuha angleze (me përkthim simultan shqip)

https://edukimi.uni-pr.edu/.../HAPET-THIRRJA-PER-APLIKIM...