Njoftim për provimet në programet lëndore bachelor (21.10.2021) dhe mbrojtja e punimit të diplomës për këto programe (26.10.2021)

11 Tetor 2021
SHARE

Njoftohen studentët e programeve lëndore bachelor se në afatin e shtatorit 2021 të gjitha provimet do të realizohen me komision. Prandaj, njoftojmë studentët e programeve lëndore bachelor që paraqitja e provimeve me komision për afatin e provimeve të shtatorit 2021 bëhet në periudhën 12.10.2021-19.10.2021. Studentët që janë me INDEX provimet i paraqesin në administratë. Studentët me ID së pari paraqiten fizikisht në zyren e prodekanit prof.Kastriot Buza për të marrë fletëlejim dhe mandej shkojnë tek zyrtari i IT-së për të paraqitur provimet në SEMS. Provimet me komision do të organizohen më dt.21.10.2021 në ora 10:00.

 

Provimet do të organizohen në këto salla:

Salla Matematikë/Informatikë – Programi Matematikë-Informatikë –Lëndët e Matematikës - Komisioni i parë

Salla I-3 – Programi Matematikë-Informatikë –Lëndët e Matematikës - Komisioni i dytë

Kabineti i Informatikës – Programi Matematikë-Informatikë –Lëndët e Informatikës

Kabineti i Informatikës – Programi Teknologji-Informatikë – Lëndët e Teknologjisë dhe Informatikës

Laboratori i Biologjise - Programi Biologji-Kimi- Lëndët e Biologjisë dhe Kimisë

Laboratori i Fizikës- Programi Fizikë-Kimi- Lëndët e Fizikës dhe Kimisë

Salla P5 - Programi Gjuhë dhe Letërsi Shqipe - Lëndët e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe

Salla P4 - Programi Gjuhë dhe Letërsi Angleze - Lëndët e Gjuhës dhe Letërsisë Angleze

Salla I-4 - Programi Histori-Edukatë Qytetare dhe Programi Gjeografi-Edukatë Qytetare – Lëndët e Historisë, Gjeografisë dhe Edukatës Qytetare.

 

Poashtu mbrojtja e punimit të diplomës për studentët e programeve lëndore bachelor organizohet më dt.26.10.2021 në ora 10:00.