Në Ditën Ndërkombëtare të Arsimit, 20 bashkëpunime me shkolla për 20 vjet FEdu

24 Janar 2022
SHARE

Në Ditën Ndërkombëtare të Arsimit, Fakulteti i Edukimi ka nënshkruar 20 marrëveshje bashkëpunimi me institucionet edukativo-arsimore në Kosovë. Qëllimi i bashkëpunimeve është realizimi i hulumtimeve me synim ofrimin e një bazë shkencore për përshtatjen e politikave arsimore me realitetin e shkollave.

Për nder të kësaj ngjarje, kishim të ftuar zëvendësministrin e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Z. Dukagjin Pupovci, prorektorin për shkencë, Z. Kurtesh Sherifi dhe drejtuesit e 20 shkollave dhe kopshteve në Kosovë.

Z. Pupovci theksoi që një bashkëpunim i tillë i qëndrueshëm ndëristitucional është i domosdoshëm për rritjen e cilësisë në arsim. Më pas, z. Sherifi tregoi që grantet shkencore janë prioritet për Universitetin e Prishtinës dhe që synojnë fuqizimin e mësimdhënies, financimin e projekteve të vogla kërkimore dhe sigurimin e arsimin gjatë gjithë jetës.

Dekani i Fakultetit të Edukimit, z. Blerim Saqipi shprehi mirënjohjen për gatishmërinë e shkollave për të ndihmuar në realizimin e hulumtimeve shkencore dhe për të implemetuar projekte të vogla me bazë në shkollë.

"Pas 20 viteve të themelimit është koha për të marrë iniciativa që do të na shpiejnë në transformimin për të cilin jemi dakorduar si shoqëri. Në këtë 20 vjetor, në nderojmë moton e Ditës Ndërkombëtare të Arsimit "Changing Course, Transforming Education" sepse pikërisht ndryshim i drejtimit nënkuptohet me fillimin e këtij procesi bashkë me shkollat sot. Përderisa, profesorët e asistentët në baza individuale kanë realizuar projektet e tyre të hulumtimtim edhe në të kaluarën, ka

munguar një qasje dhe strategji institucionale e studimit të fenomeneve, të cilat janë me rëndësi edhe për fakultetin edhe për sistemin e arsimit parauniversitar. Nëse analizojmë bazën e dëshmive empirike për zhvillimin e arsimit deri tani, kjo bazë është tepër e mangët dhe sipërfaqësore në një anë dhe në anën tjetër ad-hoc dhe e pastrukturuar. Nuk ka nevojë për argument shtesë për të kuptuar rëndësinë e kësaj nisme sot.

Ndryshimi i drejtimit nënkupton edhe ndryshimin e qasjes dhe raportit me shkolla si partneri kryesor i FEdu në zhvillimin e profesionit të mësimdhënies.. Nga tani, pra shkollat i shndërrojmë

nga subjekte në partnere të hulumtimit"- tha Dekani Saqipi ndër të tjera në fjalimin e tij.

Dhe në fund, Ass. Dr. Fjolla Kaçaniku tregoi për tematikat e kërkimeve shkencore të cilat do të realizohen në shkolla. Këto tematika do të specikohen në vazhdim duke pas parasysh nevojat dhe kërkesat e shkollave.

Urime Dita Ndërkombëtare e Arsimit!

Urime nisma e bashkëpunimit shkencor me shkollat!