Vazhdon implementimi i projektit EduReaKS

31 Mars 2022
SHARE

Në kuadër të projektit EduReaKs, financuar nga HERAS Plus (Qeveria Austriake) dhe në bashkëpunim me Univeristetin e Graz-it, në datat 28-30 mars u mbajt seminari i rradhës me personelin e Fakultetit të Edukimit në Prishtinë, Mitrovicë dhe Prizren lidhur me ndërtimin e kapaciteteve për analizë dhe shfrytëzim të të dhënave nga vlerësimet ndërkombëtare PISA dhe TIMMS. Qëllimi i projektit është që personeli akademik të zhvillohet tutje për përpunim dhe interpretim të të dhënave nga vlerësimet ndërkombëtare duke synuar që të finalizohet një publikim i veçantë shkencor lidhur me të kuptuarit e dimensionit social të edukimit në Kosovë të parë nga perspektiva e vlerësimeve ndërkombëtare në të cilat merr pjesë Kosova. Gjatë punëtorisë u ofruan udhëzime lidhur me përdorimin e programeve për analizë të të dhënave nga PISA dhe TIMMS dhe u modeluan analiza specifike lidhur me publikimin në fjalë.