Fakulteti i Edukimit me përkrahjen e CARITAS-it zviceran ka lansuar projektin TAKE, në Shtator 20232, projekt i cili do të implementohet në bashkëpunim me të gjitha fakultetet publike të edukimit.
Projekti ka për qëllim rritjen e cilësisë së përgatitjes së edukatorëve para shërbimit, sidomos në aspektin e zhvillimit të shkathtësive praktike duke investuar në procesin e mentorimit përmes një bashkëpunimi të ngushtë me institucionet parashkollore.
Investimi në edukimin e hershëm është i domosdoshëm dhe bashkëpunimi dhe përpjekjet e përbashkëta janë gjithmonë frytëdhënëse!