FAKULTETI I EDUKIMIT
Fakulteti i Edukimit është themeluar në vitin 2002 duke ofruar programe studimore për përgatitjen e edukatorëve të nivelit parashkollor dhe mësimdhënësve të nivelit fillor dhe të mesëm të ulët si vazhdimësi e traditës së katër Shkollave të Larta Pedagogjike (SHLP) që kanë funksionuar deri në atë kohë në Prishtinë, në Prizren, në Gjakovë dhe në Gjilan. Fakulteti aktualisht ka rreth 3500 studentë në tri nivelet e studimit. Ofron programe bachelor, master dhe doktoratë për përgatitjen e edukatorëve dhe mësimdhënësve për të gjitha nivelet si dhe profesionistëve të ndryshëm të fushës së edukimit. Fakulteti i Edukimit është anëtarësuar në Shoqatën e Përgatitjes së Mësimdhënësve në Europë (Association of Teacher Education in Europe/ATEE) dhe ka të themeluar Institutin për Hulumtim dhe Zhvillim të Arsimit (IHZhA).