Në takimin e mbajtur sot, Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka miratuar Programin e Përbashkët të Doktoratës në Shkencat e Edukimit. Programi do të ofrohet nga Fakulteti i Edukimit / Faculty of Education- UP "Hasan Prishtina", në bashkëpunim me Fakultetin e Edukimit në Universitetin e Lubjanës, në Slloveni dhe në përmbyllje të studimeve, studentët do të pajisen me diplomë duale.
Kjo është hera e parë që në Kosovë ofrohet një program i tillë, që njëkohësisht përbën një mundësi të jashtëzakonshme për të gjithë ata që duan të avancohen në fushën e arsimit nga Kosova, Shqipëria dhe rajoni.
Më shumë në: