Për nder të 54 vjetorit të Universiteti i Prishtinës, rektori Prof. Dr. Qerim Qerimi ndau mirënjohje për Fakultetin e Edukimit për suksesin e arritur në zhvillimin e programeve studimore në nivel ndërkombëtar dhe ngritjen e profilit akademik të Universitetit
Fakulteti i Edukimit ka nisur zbatimin e programit PhD në Shkenca të Edukimit (në gjuhën angleze) që ofrohet si program me diplomë të dyfishtë me Universitetin e Lublanës. Ky lloj programi, dhe në këtë nivel, ofrohet për herë të parë në UP.
Për më tej, FEdu është në përgatitjet finale për lansimin e programit Ma në Inovacion dhe Cilësi në Edukim- program që ofrohet si Joint Master në bashkëpunim me Universitetin e Tallinit, Universitetin e Varshavës dhe Universitetin e Lublanës
Këto nisma të FEdu janë tregues i rritjes së standardeve akademike në Fakultetin e Edukimit.