Prof. Asoc. Suela Kacerja nga Universiteti Juglindor i Norvegjisë mban ligjerata me studentët e MA Edukimi STEAM

20 Prill 2024
SHARE

Prof. Asoc. Suela Kacerja nga Universiteti Juglindor i Norvegjisë, në këtë semester është angazhuar si profesor vizitor në lëndën, Dizajni, Zhvillimi dhe Vlerësimi i Kurrikulave në Edukimin STEAM, që zhvillohet në kuadër të programit Master i Edukimit STEAM.

Prof. Kacerja ka një përvojë të gjatë si mësimdhënëse në edukimit matematikor, në programet për pregatitje të mësimdhënësve, e poashtu është ligjeruese edhe në kurse të doktoraturës në Edukimin Matematikor Kritik. Ajo është zëvendës Shef i Departamentit të edukimit matematikor dhe të shkencës. Në fushën e kërkimeve, është fokusuar në kërkimet mbi edukimin matematikor, interdisiplinaritetin, përdorimin e indekseve ( si, Indeksi i Zhvillimit Njerëzor), vlerat në diskutimet e mësimdhënësve të matematikës për ruajten e indeksit të masës trupore, e poashtu është pjesë e shumë projekteve ndërkombëtare.

Prof. Kacerja ka mbajtur një seri ligjeratash gjatë muajit mars gjatë qëndrimit të saj në FE, e sot ka vazhduar mbajtjen e ligjeratave online.