Fakulteti i Edukimit lanson Politikën për parandalim të ngacmimeve dhe krijim të mjediseve të sigurta

07 Nëntor 2024
SHARE

Duke theksuar qëndrimin “zero tolerancë” ndaj sjelljeve që krijojnë mjedis jomiqësor për studentët, stafin akademik dhe stafin administrativ, si dhe sjelljeve si ngacmimi, ngacmimi seksual, diskriminimi, cënimi i integritetit personal, shpifja, ofendimi apo sjelljeve tjera joetike, si dhe duke reflektuar vlerat institucionale të Fakultetit, Fakulteti i Edukimit lanson Politikën e vet kundër diskriminimit dhe ngacmimit, përmes së cilës zotohet për masa proaktive për parandalimin e sjelljeve joetike dhe joprofesionale në mjediset e fakultetit si dhe avokimin dhe avancimin e vlerave njerëzore duke përfshirë respektin, të drejtat e njeriut dhe trajtimin dinjitoz të secilit anëtar të komunitetit të Fakultetit të Edukimit.

Politika e Fakultetit të Edukimit ka për qëllim garantimin e mjediseve të sigurta dhe profesionale për punë dhe mësim dhe ndalon çdo formë të diskriminimit, shkeljes së integritetit dhe ngacmimit dhe zbatohet për të gjithë anëtarët e komunitetit të Fakultetit.

Ky dokument është detyrues për të gjithë anëtarët e komunitetit akademik të Fakultetit të Edukimit dhe përcakton në një anë përkushtimin e institucionit ndaj krijimit të ambienteve cilësore dhe të sigurta, ndërsa në anën tjetër vendos mekanizmat shtesë për vetëdijësimin mbi dhe parandalimin e diskriminimit dhe ngacmimeve në mjediset e fakultetit dhe në proceset relevante të realizimit të procesit arsimor. Dokumenti poashtu paraqet strukturat dhe proceset e raportimit dhe reagimit, si dhe plane të menaxhimit të krizave e shqetësimeve që mund të ngriten nga studentët e personeli i FEdu.

Politikën për parandalim të ngacmimeve dhe krijim të mjediseve të sigurta mund ta shkarkoni këtu