Njoftim për konstituimin e Këshillit Studentor në Fakultetin e Edukimit

21 Maj 2026
SHARE

 

-Ju njoftojmë se sot, më datë 21.05.2026, në ora 12:30, është mbajtur mbledhja për konstituimin e Këshillit Studentor në Fakultetin e Edukimit.

Sipas dinamikës së paraparë, janë zgjedhur Kryetarja dhe Sekretarja e Këshillit Studentor të Fakultetit të Edukimit, si vijon:

  • Kryetare e Këshillit Studentor është zgjedhur znj. Leira Musliu;
  • Sekretare e Këshillit Studentor është zgjedhur znj. Fillojete Maloku.

Të bashkëlidhur gjeni procesverbalin e mbledhjes së mbajtur më datë 21.05.2026, në ora 1230

  Urime të zgjedhurave dhe suksese në përfaqësimin dhe realizimin e aktiviteteve studentore.  

Me respekt,

Milaim Mazreku