Prof. Asoc. Dr. Majlinda Zhitija Gjelaj

Prof. Asoc. Dr. Majlinda Zhitija Gjelaj

Prodekane për Studime të Doktoraturës dhe Sigurim të Cilësisë

Nr.kontaktues:

+383(0)38 229 201

Prof. Asoc. Dr. Majlinda Zhitija-Gjelaj është mësimdhënëse në Universitetin e Prishtinës që nga viti 2011. Ka përfunduar studimet e doktoraturës në fushën e Pedagogjisë së përgjithshme në Universitetin shtetëror të Tiranës. Fusha e saj e ngushtë e studimit është mosha e fëmijërisë së hershme dhe vlerësimi në arsim. Që nga viti 2016, ka punuar si Prodekane për Çështje Mësimore në Fakultetin e Edukimit dhe anëtare e Bordit të Institutit për Hulumtime dhe Zhvillim në Arsim në Fakultetin e Edukimit. Shih CV-në

Aktivitetet kryesore të prodekanit janë:

  • Përgjegjësia në menaxhimin dhe përkrahjen e programit PhD (20 studentë aktiv aktualisht) duke përfshirë edhe mbështetjen e punës së Këshillit të Doktoratës.
  • Ofron mbështetje për programin e doktoratës si në organizimin e seminareve të ndryshme ku studentët e doktoratës prezantojnë punën e tyre shkencore e në të cilat marrin pjesë edhe stafi akademik.
  • Menaxhon me procesin e akreditimit të të gjitha programeve në fakultet si dhe menaxhimin e punës së zyres për cilësi/zhvillim akademik në fakultet.
  • Siguron implementimin e sistemit të sigurimit të cilësisë që menaxhohet nga niveli i rektoratit ndërsa zhvillon sistemin e brendshëm të sigurimit të cilësisë në fakultet (shqyrtimi i cilësisë së programeve, shqyrtimi i cilësisë së praktikës, shqyrtimi i cilësisë së hulumtimeve, shqyrtimi i përceptimeve të të diplomuarve; shqyrtimi i cilësisë së shërbimeve administrative në fakultet etj).
  • Harton raporte që dalin nga të dhënat e mbledhura nga shqyrtimi i dimenzioneve të ndryshme të funksionimit të fakultetit.
  • Prodekani do të jetë përgjegjës edhe për menaxhimin e punës së IHZHA (Institutit për Hulumtim dhe Zhvillim në Arsim) e më konkretisht zhvillimin e punës në zhvillim profesional të mësimdhënësve në shkolla (në shërbim) dhe projekteve të ndryshme të hulumtimit në fakultet dhe përmes donacioneve.
  • Në kuadër të institutit organizohen simpoziume dhe seminare të ndryshme me karakter zhvillimin e brendshëm të institucionit dhe kontributit në sistem të arsimit.
  • Instituti poashtu do të mbështesë publikime të ndryshme akademike dhe shkencore të cilat menaxhohen nga prodekani.

+383 38 229 201

[email protected]