Prof. Ass. Dr. Blerta Perolli Shehu
Prodekane për Çështje Mësimore - Studimet Master
+383(0)38 229 201
Prof. Ass. Dr. Blerta Perolli Shehu është mësimdhënëse në Universitetin e Prishtinës që nga viti 2006. Ka mbaruar studimet në doktoratës në fushën e Psikologjisënë Universitetin Clemson në SHBA, me fokus në shqyrtimin e efektet e kompetencave sociale dhe qëndrimeve ndaj shkollës në performancën akademike të fëmijëve. Fusha e saj e ngushtë e studimeve ndërlidhet me zhvillimin tipik dhe atipik në fëmijërinë e hershme dhe edukimin gjithëpërfshirës. Numëron mbi 15 vite përvojë në punë me fëmijët e margjinalizuar dhe në fushën e mbrojtjes së fëmijëve në Kosovë, si në hartim të legjislacionit dhe politikave sociale e arsimore, ashtu edhe në dizajnimin, menaxhimin dhe zbatimin e programeve komunitare për fëmijët e margjinalizuar. Ajo është e certifikuar si psikoterapiste e terapisë REBT nga Instituti Evropian Albert Ellis dhe e certifikuar për mësimdhënie akademike nga Universiteti Bedfordshire në Angli. Që nga viti 2017, ka punuar si Koordinatore për Zhvillim Akademik dhe së fundmi ka udhëhequr edhe me Institutin për Hulumtime dhe Zhvillim në Arsim në Fakultetin e Edukimit. Shih CV-në
Prodekani ka përgjegjësi këto programe master me rreth 1050 studentë aktiv:
- Master në mësimdhënien lëndore me specializime
- Master i udhëheqjes arsimore;
- Master në edukimi inkluziv;
- Master në këshillim pedagogjik;
- Master në mësimdhënie dhe kurrikulë;
- Master i pedagogjisë për shkollat profesionale.
Prodekani është përgjegjës për implementim të programeve master duke përfshirë menaxhimin e punës së shefave dhe sekretarëve të departmaneteve.
Aktivitetet kryesore të prodekanit janë:
- Angazhimi i stafit akademik me orë mësimore bazuar në vendimet që kanë dhe nevojat e fakultetit për mbulim të të gjitha kurseve
- Udhëheqja dhe planifikimi i mësimit;
- Mbikqyrja e realizimit të praktikës pedagogjike në shkolla dhe institucione tjera të arsimit
- Organizimi dhe menaxhimi i provimeve pranuese
- Shqyrtimi dhe miratimi i syllabuseve dhe kurseve në programet master; analizimi i realizimit të syllabuseve; rishikimi periodik i programeve
- Shqyrtimi dhe monitorimi i cilësisë së temave master, menaxhimi i procesit të hartimit të rregulloreve dhe manualeve për projekte të temave master, procesit administrativ të implementimit të temës master, standardit të hulumtimit në tema master, formatin e shkrimit të temave master.
- Monitorimi i mbajtjes së mësimit dhe shqyrtimi i komenteve kthyese që dalin nga anketat brenda sistemit të brendshëm të cilësisë.
- Organizimi i takimeve me departmentet dhe grupet e ngushta profesionale rreth rritjes së cilësisë së studimeve, cilësisë së punimeve master dhe cilësisë së punës praktike.
- Bashkëkryesimi i Komisionit të Studimeve
- Përfaqësimi i FEdu në platformat relevante