Prof. Asoc. Dr. Kastriot Buza

Prof. Asoc. Dr. Kastriot Buza

Prodekan për Çështje Mësimore - Studimet Baçelor

Nr.kontaktues:

+383(0)38 229 201

Prof.Asoc.Dr.Kastriot Buza është mësimdhënës i rregullt në Universitetin e Prishtinës që nga viti 2007. Ka mbaruar studimet e doktoratës në fushën e Inxhinierisë Mekanike në Universitetin e Prishtinës. Fusha e tij e ngushtë e studimeve dhe zhvillimet tjera akademike dhe profesionale ndërlidhen me teknologjinë, mësimdhënien e të nxënit dhe vlerësimin. Ka pasur shumë detyra menaxheriale në Universitetin e Prishtinës dhe Universitetin e Gjakovës. Tani është anëtar i Këshillit Drejtues të Institutit për Hulumtime dhe Zhvillim në Arsim në Fakultetin e Edukimit. Shih CV-në

Prodekani menaxhon tri programe në nivel bachelor: parashkollor, fillor dhe pedagogji (Gjithsejt 2150 studentë). Poashtu pjesë e punës është edhe menaxhimi i punës së shefave të departamentit/eve dhe sekretarit/ëve.

Aktivitetet kryesore të prodekanit janë:

  • Mbikëqyr implementimin e programeve të nivelit BA
  • Në bashkëpunim me shefat e departamenteve përgatitë për miratim pasqyrën e angazhimit e të  personelit akademik në mësimdhënie.
  • Në përputhje me RVV të programit përkatës, shqyrton dhe miraton  sillabuset e përgatitura nga stafit akademik,
  • Në bashkëpunim me shefat e departamenteve dhe stafin e administratës në koordinim me DKA-të planifikon realizimin e praktikës shkollore
  • Në përputhje me rregulloren për studime të FEdu, në bashkëpunim me shefat e departamenteve  planifikon realizimin e procesit të punimit dhe mbrojtjes së temave të diplomës (caktimin e datës kur studenti paraqet temën dhe miratimi i ideve e që duhet të jete disa javë/muaj para diplomimit, planifikimi i komisioneve për diplomim, përkrahja e procesve administrative rreth temës dhe fletparaqitjeve të provimeve).
  •  Monitoron mbajtjen e mësimit dhe jep komente kthyese  që dalin nga ky monitorim dhe nga studentët përmes anketave që realizohen brenda sistemit të brendshëm të cilësisë.
  • Organizon takime të ndryshme të punës në formë të seminareve me qëllim të avancimit të cilësisë së studimeve, cilësisë së temave të diplomës, dhe cilësisë së punës praktike në shkolla.
  • Në bashkëpunim me shefat e departamenteve, menaxhon procesin e kërkesave të studentëve  për transferimin dhe njohjen së lëndëve, notave dhe ECTS nga një program në tjetrin.
  •  Merr pjesë në komisionin e studimeve si bashkëkryesues me prodekanin për studime master.
  • Menaxhon procesin e planifikimit të orareve mësimore dhe të provimeve (në koordinim me shefat).
  • Raporton në baza periodike për të gjitha proceset e mësipërme tek dekani dhe ekipi i menaxhmentit.

+383 38 229 201

[email protected]