Misioni
Ofrimi i programeve cilësore për përgatitjen dhe aftësimin e vazhdueshëm të edukatorëve, mësimdhënësve dhe specialistëve të tjerë në fushën e edukimit, zhvillimi i veprimtarisë kërkimore-shkencore dhe rrjetëzimi në komunitet, në funksion të avancimit të sistemit të orientuar në nevojat e shoqërisë, në edukim cilësor dhe në zhvillim të njohurive, shkathtësive dhe vlerave në shoqëri.
Vizioni
Fakulteti i Edukimit, institucion udhëheqës në Kosovë për përgatitjen e mësimdhënësve dhe profesionistëve arsimor, kompetentë në zbatimin e praktikave inovative të mësimdhënies, të nxënit dhe kërkimit që synojnë zhvillimin e potencialit maksimal të secilit individ në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm të vendit dhe në përputhje me trendet e zhvillimit global.