Sistemi i sigurimit të cilësisë

POLITIKA PËR PËRMIRËSIMIN DHE SIGURIMIN E CILËSISË NË PËRGATITJEN E MËSIMDHËNËSVE NË KOSOVË

Kjo politikë u përgatit me mbështetjen e Projektit QATEK (Drejt Përgatitjes së Mësimdhënësve me Orientim drejt Cilësisë në Kosovë) të financuar nga Programi Erasmus Plus. Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të zhvillohet një kulturë e cilësisë në institucionet e përgatitjes së mësimdhënësve për të rritur profesionalizmin e tyre në sistemin shkollor në Kosovë. Projekti financohet nga Programi ERASMUS+ dhe zbatohet nga Fakulteti i Edukimit i UP-së, në bashkëpunim me Universitetin e Lubjanës (Slloveni), Universitetin e Tallinit (Estoni), Universitetin LUMSA në Romë (Itali), Universitetin e Gjilanit “Kadri Zeka”, Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani”, dhe Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”.

Qëllimi i përgjithshëm i këtij dokumenti të politikës është të sigurojë një kornizë dhe udhëzime zbatimi për institucionet për përgatitjen e mësimdhënësve në Kosovë, duke prezantuar një sistem të brendshëm për sigurim të cilësisë për përgatitjen e mësimdhënësve para-shërbimit. Ky dokument synon të sigurojë një kornizë të referencës për institucionet për për përgatitjen e mësimdhënësve para-shërbimit në përafrimin e programeve dhe praktikave institucionale në mënyrë që të sigurohet se praktikat për përgatitjen e mësimdhënësve parashërbimit çojnë në zhvillimin e profesionalizmit të kërkuar të mësimdhënësve në kontekstin shkollor vendor dhe ndërkombëtar. Politika siguron një kornizë që përcakton pikat referuese për standardet e programeve për përgatitjen e mësimdhënësve para-shërbimit, si dhe përshkruan proceset dhe instrumentet që çojnë në identifikimin e fushave për përmirësim, duke mundësuar kështu veprime institucionale për t’i përmirësuar praktikat ekzistuese.

Politikën mund ta shkarkoni këtu