Plani Zhvillimor i Fakultetit të Edukimit 2022-2026

Plani Zhvillimor i Fakultetit të Edukimit (2022-2026)  është ndërtuar përmes një procesi gjithëpërfshirës konsultativ duke bashkuar në një grup përfaqësues nga të gjitha strukturat e fakultetit përfshirë stafin akademik, administrativ dhe studentët dhe diskutimit me të gjithë stafin dhe akterët relevant të sistemit të arsimit duke përfshirë MASHTI, IPK, OJQ dhe drejtues të shkollave dhe kopshteve u miratua zyrtarisht në Këshillin e Fakultetit. Në kuadër të këtij plani duke u bazuar në realitetin aktual dhe sipas kërkesave të kohës është përcaktuar vizioni dhe misioni i Fakultetit të Edukimit si dhe vlerat mbi bazën e së cilave ndërtohet filozofia e punës përgjatë pesë viteve në vijim si dhe janë planifikuar objektivat strategjike të cilat synohet të realizohen në vazhdim.

Objektivat strategjike përfshijnë: 

Objektiva specifike 1: MËSIMDHËNIA DHE TË NXËNIT Zhvillimi i praktikave inovative të mësimdhënies, të nxënit dhe vlerësimit, fuqizimi i bashkëpunimit kolegjial dhe ndërdisiplinor, ndërlidhja e teorisë me praktikën dhe hulumtimin shkencor përmes zbatimit të mekanizmave të qëndrueshëm dhe të matshëm të sigurimit të cilësisë, ashtu që studentët të marrin përvoja cilësore që i kontribuojnë zhvillimit dhe rritjes së tyre personale dhe profesionale, e cila reflektohet në punën e tyre në institucionet edukative.

Objektiva specifike 2: HULUMTIMI, INOVACIONI DHE NDËRKOMBËTARIZIMI Avancimi në hulumtime shkencore përmes promovimit të hulumtimeve të integruara, përfshirjes së studentëve në hulumtime shkencore dhe mobilitete ndërkombëtare, rritjes së bashkëpunimit në projekte kombëtare duke krijuar partneritet me shkolla dhe institucione parashkollore dhe në projekte ndërkombëtare, dhe zhvillimit të programeve të integruara konform nevojave të tregut të punës.

Objektiva specifike 3: RRJETËZIMI KOMUNITAR DHE PARTNERITETI Ndikim dhe kontribut i shtuar në komunitet përmes pjesëmarrjes së stafit dhe studentëve në projekte të përbashkëta zhvillimore dhe hulumtuese me institucionet arsimore, organizatat e shoqërisë civile dhe donatorët, rritje e ndërgjegjësimit dhe përgjegjësisë sociale përmes kontributit të drejtpërdrejtë në shërbime në komunitet si dhe rritje e përmbajtjeve programore që synojnë zhvillimin e ndërmarrësisë tek studentët.

Objektiva specifike 4: QEVERISJA, ADMINISTRIMI DHE MENAXHIMI Zhvillimi i kulturës së qëndrueshme organizative institucionale përmes zbatimit të politikave dhe standardeve të qëndrueshme të cilësisë, llogaridhënies dhe transparencës; investimit në zhvillimin profesional të stafit akademik dhe administrativ dhe përfshirjes së studentëve në vendimmarrje dhe në proceset e sigurimit të cilësisë.

Për të parë dokumentin e këtij plani, klikoni këtu: