Struktura organizative
Struktura dhe Funksionimi i Departamenteve në Fakultet të Edukimit
Fakulteti i Edukimit ka zhvilluar njё strukturё organizative qё synon lehtёsimin dhe efikasitetin e proceseve administrative nё njё anё duke synuar decentralizimin e vendimmarrjes nё nivel departamenti. Fakulteti i Edukimit ёshtё i organizuar nё departament qё nё vete kanё njё numёr programesh. Departamentet marrin vendime tё ndryshme rreth organizimit tё studimeve, planifikimit tё orarit dhe monitorimin e mёsimit. Poashtu, departamentet propozojnё nё Kёshill miratimin e tezave master tё studentёve dhe formimin e komisioneve vlerёsuese. Fakulteti i Edukimit ka 5 departamente si vijon:
- Departamenti i Edukimit në Fëmijërinë e Hershme
- Departamenti i Edukimit Fillor
- Departamenti i Mёsimdhёnies STEM
Programet e studimit nё kёtё departament janё: specializimet e mёsimdhёnies lёndore: mёsimdhёnia e matematikёs; mёsimdhёnia e teknologjisё dhe TIK; mёsimdhёnia e kimisё; mёsimdhёnia e fizikёs; mёsimdhёnia e biologjisё dhe edukimi për STEM.
4. Departamenti i Mësimdhënies së Shkencave Shoqërore
Programet e studimit nё kёtё departament janё: specializimet e mёsimdhёnies lёndore: mёsimdhёnia e gjuhёs dhe letёrsisё shqipe; mёsimdhёnia e historisё dhe mёsimdhёnia e gjeografisё;
5. Departamenti i Edukimit të Përgjithshëm
Programet e studimit nё kёtё departament janё: Programi Master i Shkencave të Edukimit, me specializimin nё: Edukim inkluziv; Udhёheqja në arsim; Mёsimdhёnia dhe kurrikula; Kёshillimi pedagogjik dhe Programi Master (Joint Degree) për Inovacion dhe Cilësi në Arsim.
Meqё ofrimi i programeve nё Fakultet tё Edukimit ёshtё i natyrёs ndërdiciplinare dhe pёrfshinё mё shumё se njё fushё, atёherё pёrbёrja e departamenteve duhet tё reflektojё qasjen e tillё. Pёr tё arritur kёtё, personeli akademik mund/duhet tё jetё anёtarё nё dy departamente varёsisht nga angazhimi i tyre nё mёsimdhёnie dhe fusha e interesimit.
Grafiku 1: Organogrami i Fakultetit tё Edukimit
Departamentet kanё shefin dhe sekretarin e departamentit.
Menaxhmenti i departamenteve:
Departamenti i Edukimit në Fëmijëri të Hershme
Shefe e departamentit: Prof. Ass. Adelina Hajrullahu
Kontakti: [email protected]
Sekretare e departamentit: Vlera Jashari, PhDC
Kontakti: [email protected]
Departamenti i Edukimit Fillor
Shefe e departamentit:
Kontakti:
Serketar: Ass. Elemedina Nikoçeviq Kurti
Kontakti: [email protected]
Departamenti i Mësimdhënies STEM
Shef i departamentit: Prof. Ass.Fahri Marevci
Kontakti: [email protected]
Sekretar i departamentit:
Kontakti:
Departamenti i Mësimdhënies së Shkencave Shoqërore
Shef i departamentit: Prof. Asoc.Bahtije Gërbeshi Zylfiu
Kontakti: [email protected]
Sekretar i departamentit: Prof.Ass. Jehona Rrustemi
Kontakti: [email protected]
Departamenti i Edukimit të Përgjithshëm
Shef i departamentit: Prof. Dr. Naser Zabeli
Kontakti: [email protected]
Serketar i departamentit: Prof. Ass. Donika Koliqi
Kontakti: [email protected]
- 7.2.2025, Vendim për obligimin e njësive akademike për dërgimin e propozimeve në Rektorat, të programeve të akredituara dhe ato në proces
- Vendim mbi kohëzgjatjen e afatit për përfundimin e studimeve për studentët e nivelit të studimeve baçelor, master dhe doktoratë
- KICER 2025- THIRRJE PËR ABSTRAKTE !
- Lansohet “EduForum” – Revistë profesionale për mësimdhënës në Kosovë