Shërbimi për Mbështetjen dhe Këshillimin e Studentëve
Shërbimi për Mbështetjen dhe Këshillimin e Studentëve
Në Fakultetin e Edukimit tashmë egziston shërbimin për mbështetjen psiko-pedagogjike të studentëve, shërbim ky që synon t'i pajisë studentët me aftësitë, njohuritë dhe mjetet e nevojshme për të kapërcyer në mënyrë efektive sfidat e tyre personale dhe akademike, për të përfunduar studimet e arsimit të lartë dhe për t'u bërë anëtarë kontribues të shoqërisë.
Në kuadër të shërbimi për mbështetjen dhe zhvillimin e studentëve do të ofrohen disa shërbime si: (1) përkrahjen e studentëve me nevoja të veçanta dhe studentëve nga grupet e margjinalizuara, (2) përkrahje në krijimin e rezeliencës së studentëve për të përfunduar edukimin e lartë, (3) zhvillimin profesional të studentëve drejt një karriere të sukseshme, (4) mentorim dhe mbështetje gjatë edukimit të lartë, (5) këshillim pedagogjik, (6) përkrahje dhe këshillim emocional, dhe shërbime të tjera jashtë kurrikulare dhe socializuese. Kjo do të arrihet kjo nëpërmjet një sërë iniciativash dhe shërbimesh, duke përfshirë: këshillimin individual dhe grupor për studentët në vështirësi, seminare mujore zhvillimore, mbështetje administrative dhe akademike dhe iniciativa të përgjithshme të dizajnuara për të përmirësuar mirëqenien e përgjithshme të studentëve, perspektivat e tyre të karrierës, akademike dhe personale.
Shërbimi ofron gjithashtu mbështetje individuale dhe grupore për kryerjen e hulumtimeve mbi fenomene të ndryshme të lidhura me shkollën dhe komunitetin dhe për përgatitjen e tezës përfundimtare. Të gjitha këto do të ofrohet nga këshilltarë studentë-kolegë, të mentoruar dhe të mbikëqyrur nga stafi akademik.
Projekti “Shërbimi për Mbështetjen dhe Këshillimin e Studentëve” implementohet nga Fakulteti i Edukimit, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe financohet nga Agjencia e Austrisë për Zhvillim në kuadër të HERAS +.
Email: [email protected]