Me datën 16.05.2025, me fillim në ora 13:30, kandidatja Diellza Preteni, mbron punimin e temës së masterit me titull: "Krahasimi i efektivitetit të metodave tradicionale dhe qasjes STEAM në zhvillimin akademik të nxënësve në arsimin fillor”. Mbrojtja publike e punimit të temës së masterit të kandidates në fjalë organizohet në objektin e Fakultetit të Edukimit, salla 302.
Komisioni ka përbërjen:
1. Prof. asoc. Kyvete Shatri, kryetare
2. Prof. ass. Krenare Pireva Nuçi, mentore
3. Prof. ass. Donika Koliqi, anëtare