Afati për vlerësimin e studentëve në lëndët e viteve paraprake të studimeve.

14 Prill 2025
SHARE

Të nderuar studentë,

Njoftoheni se SEMS-i  do të jetë i hapur nga data 15.04.2025 deri me datën  22.04.2025 për paraqitjen e provimeve për vitet paraprake të studimeve bazuar në Vendimin e Senatit, nr.prot:4/431 të datës 11/11/2024 .

Studentët mund të paraqesin deri në dy provime.

Provimet do të mbahen  më datë 26.04.2025.

Orari i provimeve do të publikohet në Web Faqe, në ditët në vijim dhe  do jetë i organizuar në dy termine për secilin profesorë/shë, ku ju mund të perzgjedhni njërin nga këto dy terminin për t’iu nënshtruar provimit.

Nëse gjatë paraqitjes së provimeve keni ndonjë paqartësi apo problem, ju mund të drejtoheni për ndihmë tek zyra e IT-së nga data 21.04.2025 deri me datën  22.04.2025 në orarin e paraparë për punë me palë.

Vendimi i Senatit

Manual i përdorimit për vlerësim të vazhdueshëm për lëndët e vitit parapark