Fakulteti i Edukimit - Universiteti i Prishtinës hap thirrjen për aplikim për bursa për mobilitete për stafin akademik për mësimdhënie në Universitetin e Tallinn (Estoni) në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian për semestrin veror (viti akademik 2024/25).
Për më shumë informata rreth Universitetetit tëTallinn (Estoni) shihni linkun në vijim: https://www.tlu.ee/en/hti
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbimin e stafit akademik për mësimdhënie nga fusha e Politikave Arsimore dhe Udhëheqjes në Arsim
Kohëzgjatja e bursave:
- Stafi akademik për mësimdhënie (16 ditë + 2 ditë të udhëtimit)
Detaje rreth bursës:
- Buxheti total për staf: 3029 EUR
- Udhëtimi 309 EUR
- Mbështetja individuale: 16 ditë x 170 EUR/ditë = 2720 EUR.
Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin akademik me kohë të plotë për mësimdhënie:
- CV + Lista e publikimeve (në gjuhën angleze)
- Kopje e Pasaportës
- Kontrata/Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe)
- Plani i mobilitetit (në gjuhën angleze)*
*Plani i Mobilitetit për stafin akademik është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit (aktivitete që përfshijnë mësimdhënien, hulumtimin, inicimin e projekteve, etj).
Afati për aplikim është deri më: 15 nëntor 2024
Dokumentet duhet të dërgohen të skanuara te: [email protected]
Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.
Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një e-mail. Për më shumë informata rreth bursave për mobilitet mund të na kontaktoni në e-mail: [email protected]