Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus+ në Universitetin e Tallin-it (Estoni) për semestrin veror, vitin akademik 2024/25

21 Tetor 2024
SHARE

Fakulteti i Edukimit – Universiteti i Prishtinës hap thirrjen për aplikim për në Universitetin e Tallinn (Estoni) në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian për vitin akademik 2024/25

Për më shumë informata rreth Universitetit të Tallinn (Estoni) shihni linkun në vijim: https://www.tlu.ee/en/hti

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

  • Shkëmbimin e studentëve për studime Master (përparësi kanë studentët e programit Udhëheqja në Arsim, Mësimdhënia dhe Kurrikula, Këshillimi Pedagogjik në nivelin master);

Për më shumë informata rreth lëndëve që ofrohen në semestrin veror, shihni linkun në vijim: https://www.tlu.ee/en/hti/educational-innovation-and-leadership

Detaje rreth bursës:

  • Buxheti total për një student: 4559 EUR
    • Udhëtimi 309 EUR
    • Mbështetja individuale: 5 muaj x 850 EUR/për muaj = 4250 EUR.

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus+ janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët duhet të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pranë Universitetin e Prishtinës.

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët për nivelin Master

  • Vërtetim studenti (I lëshuar nga fakulteti, që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik);
  • Certifikata e notave/ Transkripta;
  • Certifikata e njohjes së gjuhës angleze (niveli minimal I gjuhës angleze B2) ose/dhe vlerësimi do të bëhet në formë të intervistës;
  • CV (në gjuhën angleze);
  • Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
  • Kopje e pasaportës.

Afati për aplikim për semestrin veror është deri më: 15 nëntor 2024

Dokumentet duhet të dërgohen të skanuara te: [email protected] 

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

Luteni që të gjitha dokumentet t’I dërgoni të bashkangjitura në një e-mail. Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail: [email protected]