Hapet thirrja për mobilitet në programin Erasmus+ për stafin akademik në Universitetin e Grazit (Austri) për semestrin veror 2024/25

28 Janar 2025
SHARE

Fakulteti i Edukimit - Universiteti i Prishtinës hap thirrjen për aplikim për bursa për mobilitete për stafin akademik për mësimdhënie/trajnim në Universitetin e Grazit (Austri) në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian për semestrin veror (viti akademik 2024/25), periudha mars-qershor 2025.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

  • Shkëmbimin e stafit akademik në fushën e përgatitjes së mësimdhënësve  

Kohëzgjatja e bursave:

  • Stafi akademik për mësimdhënie 5 ditë + 2 ditë udhëtimi

Detaje rreth bursës:

  • Sipas kritereve të Erasmus Credit Mobility: 160 Euro për ditë + 257 Euro për udhëtim = 1395 Euro gjithsejt.

Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin akademik me kohë të plotë për mësimdhënie:

  • CV+ Lista e publikimeve (në gjuhën angleze)
  • Kopje e Pasaportës
  • Kontrata/Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe)
  • Plani i mobilitetit (në gjuhën angleze)*

*Plani i Mobilitetit për stafin akademik është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit (aktivitete që përfshijnë mësimdhënien apo edhe aktivitetet e tjera akademike shtesë).

Afati për aplikim është deri më: 20 shkurt 2025

Dokumentet duhet të dërgohen të skanuara te: [email protected]. Përzgjedhja bëhet sipas dispozitave të rregullores për mobilitetin e stafit akademik në Universitetin e Prishtinës dhe në koordinim me universitetin pritës.

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një e-mail. Për më shumë informata rreth bursave për mobilitet mund të na kontaktoni në e-mail: [email protected].