Ftojmë Mësimdhënësit e Qendrave të Kompetencës, Trajnerët e Qendrave të Aftësimit Profesional, Trajnerët e Qendrave të Arsimit për të Rinjë dhe të Rritur (YALEC) dhe Trajnerët nga Qendrat Rinore nga e gjithë Kosova, që të aplikojnë në programin për trajnimin e mësimdhënësve për të rritur : “Kurrikula globALE” (Curriculum globALE)”. Programi është akredituar nga MASHTI ndërsa organizohet nga Instituti për Hulumtime dhe Zhvillim të Arsimit (IHZHA) me mësimdhënës të Fakultetit të Edukimit dhe financohet nga DVV International.
Programi përfshinë 5 module:
1. Qasja te arsimi i të rriturve (3 ditë)
2. Mësimdhënia dhe mësimnxënia e të rriturve (3 ditë
3. Komunikimi dhe dinamika grupore (3 ditë)
4. Metodat e arsimit të të rriturve (3 ditë)
5. Planifikimi, organizimi dhe vlerësimi (3 ditë)
Pjesa teorike e programit të trajnimeve do të mbahet me praninë fizike të pjesmarrësve brenda 15 ditëve, ndërsa pjesa tjetër praktike do të realizohet nga vetë pjesmarrësit gjatë procesit të mësimdhënjes / trajnimit për të rritur , në kuadër të institucioneve të tyre arsimore.
- Thirrja është e hapur nga 14 - 23 maj
- Trajnimi fillon në qershor, mbahet në Fakultetin e Edukimit
- Deri në 20 pjesëmarrës
- Dërgoni interesimin tuaj në: [email protected]
Për më shumë informata rreth “Curriculum globALE”, vizitoni: https://www.dvv-international.de/en/ale-toolbox/teaching-and-training/curriculum-globale/applying-curriculum-globale
Aplikimet e para/të hershme kanë përparësi në përzgjedhje.