Fakulteti i Edukimit, Universiteti i Prishtinës hap thirrjen për aplikim për Universitetin e Tallinn (Estoni) në kuadër të programit Erasmus+ Mobility të Komisionit Evropian për semestrin veror, vitin akademik 2026.
Angazhimi:
Studentët do të kenë mundësi të ndjekin kurse në gjuhën angleze (shih linkun https://www.tlu.ee/en/long-term-mobility-2-12-months#course-catalogue-for-exchange-students), të cilat janë të ngjashme me ato të programit të tyre. Përveç kësaj, studentëtdo të kenë mundësi të angazhohen në praktikë profesionale, internship, si dhe në kurse të tjera që kontribuojnë në zhvillimin e tyre profesional.
Studentët duhet të jenë të regjistruar në Fakultetin e Edukimit, Universiteti i Prishtinës, në njërin nga programet:
- Udhëheqja në Arsim
- Mësimdhënia dhe Kurrikula
- Këshillimi Pedagogjik
Kriteret e pranimit:
- Të kenë të përfunduar së paku një vit studimesh në drejtimet përkatëse.
- Të kenë notë mesatare mbi 8.0.
Dokumentet e nevojshme për aplikim (niveli Bachelor)
- Vërtetim studenti.
- Certifikata e notave/Transkripta.
- Certifikata e njohjes së gjuhës angleze (niveli minimal i gjuhës angleze B2).
- CV (në gjuhën angleze).
Detaje rreth bursës:
- Udhëtimi 309 EUR
- Mbështetja individuale: 850 EUR/për muaj
Afati i aplikimit
Afati për aplikim për semestrin dimëror është deri më: 29 shtator 2025.
Dokumentet me titull "Tallinn University – Erasmus+" duhet të dërgohen të skanuara te: [email protected]
Vetëm aplikacionet e kompletuara do të merren në konsideratë. Ju lutemi që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një e-mail.
Për çfarë do pyetje, kontaktoni përmes emailit: [email protected]