Struktura organizative

Struktura dhe Funksionimi i Departamenteve në Fakultet të Edukimit

Fakulteti i Edukimit ka zhvilluar njё strukturё organizative qё synon lehtёsimin dhe efikasitetin e proceseve administrative nё njё anё duke synuar decentralizimin e vendimmarrjes nё nivel departamenti. Fakulteti i Edukimit ёshtё i organizuar nё departament qё nё vete kanё njё numёr programesh. Departamentet marrin vendime tё ndryshme rreth organizimit tё studimeve, planifikimit tё orarit dhe monitorimin e mёsimit. Poashtu, departamentet propozojnё nё Kёshill miratimin e tezave master tё studentёve dhe formimin e komisioneve vlerёsuese. Fakulteti i Edukimit ka 4 departamente si vijon:

  1. Departamenti i edukimit në fëmijërinë e hershme
  2. Departamenti i edukimit fillor
  3. Departamenti i mёsimdhёnies lёndore

Programet e studimit nё kёtё departament janё: specializimet e mёsimdhёnies lёndore: mёsimdhёnia e gjuhёs dhe letёrsisё shqipe; mёsimdhёnia e historisё; mёsimdhёnia e gjeografisё; mёsimdhёnia e matematikёs; mёsimdhёnia e teknologjisё dhe TIK; mёsimdhёnia e kimisё; mёsimdhёnia e fizikёs; dhe mёsimdhёnia e biologjisё.

       4. Departamenti i pedagogjisë

Programet e studimit nё kёtё departament janё: Programi Master i Shkencave të Edukimit, me specializimin nё: Edukim inkluziv; Udhёheqja në arsim; Mёsimdhёnia dhe kurrikula; Kёshillimi pedagogjik); dhe Programi Bachelor i Pedagogjisё.

Meqё ofrimi i programeve nё Fakultet tё Edukimit ёshtё i natyrёs ndërdiciplinare dhe pёrfshinё mё shumё se njё fushё, atёherё pёrbёrja e departamenteve duhet tё reflektojё qasjen e tillё. Pёr tё arritur kёtё, personeli akademik mund/duhet tё jetё anёtarё nё dy departamente varёsisht nga angazhimi i tyre nё mёsimdhёnie dhe fusha e interesimit.

 Grafiku 1: Organigrami i Fakultetit tё Edukimit

Departamentet kanё shefin dhe sekretarin e departamentit. Departamenti i mёsimdhёnies lёndore, si departamenti mё i madh dhe kompleks nga natyra e studimeve, themelon kolegjiume mё tё ngushta pёr qёllime tё caktuara si pёr shembull me rastin e shqyrtimit tё projekteve tё temave master. Nё kёtё rast ky departament ka kёto kolegjiume pёr shqyrtim tё projekteve master:

  1. Kolegjiumi i shkencave shoqërore

Nё kёtё kolegjium trajtohen projektet e studentёve nё fushёn e mёsimdhёnies dhe tё nxёnit tё gjuhёs amtare dhe letёrsisё, historisё dhe gjeografisё pёr arsye tё natyrёs sё ngjashme nё metodologjinё e mёsimdhёnies nё shkenca shoqёrore pёrfshirё ketu edhe gjuhёn.

  1. Kolegjiumi i STEM 

Qёllimi i bashkimit tё anёtarёve tё programeve tё matematikёs, shkencave natyrore dhe teknologjisё nё njё kolegjium ёshtё menduar tё bёhet me qёllim tё nxitjes sё integrimit ndёrfushor tё kёtyre tri fushave dhe promovimit tё zhvillimit tё STEM si kёrkesё inovative dhe kreative nё mёsimdhёnien bashkёkohore.

Kёto kolegjiume  bёjnё shqyrtimin e projekteve tё studentёve pёr temё të masterit dhe propozojnё komisionet e vlerёsimit dhe në emër të departamentit (departamenti e specifikon procedurën shtesë të përcjelljes në Këshill) përcillen në Këshill të Fakultetit.

Menaxhmenti i departamenteve:

Departamenti i  edukimit  parashkollor

Shefe e departamentit: Prof. Ass. Adelina Hajrullahu 

Kontakti: [email protected]

Sekretare e departamentit: Vlera Jashari, PhDC

Kontakti: [email protected] 

 

Departamenti i edukimit fillor

Shefe e departamentit: 

Kontakti: 

Serketar: 

Kontakti: 

Departamenti i  mësimdhënies lëndore

Shef i departamentit: 

Kontakti: 

Sekretar i departamentit: 

Kontakti: 

 

Departamenti i pedagogjisë

Shef i departamentit: Prof. Dr. Naser Zabeli 

Kontakti: [email protected]

Serketar i departamentit:  Prof. Ass. Donika Koliqi

Kontakti: [email protected]